LAJMI I FUNDIT:

Drejtori Ekzekutiv Global për Transformim të Biznesit i ‘Dentsu International’ në Growth Tank 2022!

Drejtori Ekzekutiv Global për Transformim të Biznesit i ‘Dentsu International’ në Growth Tank 2022!

Konferenca Growth Tank e cila mbahet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Social Media do të mbledh folës vendor dhe ndërkombëtar të strukturave më të larta të cilët do të jenë pjesë e paneleve kryesore me tema me interes për adhuruesit e Marketingut Digjital në Kosovë.

Një nga folësitë e parë të prezantuar nga Growth Tank është z. Kristian Kabashi – i cili mban pozitën e Drejtorit Ekzekutiv Global për Transformim të Biznesit në njëren nga kompanitë më të mëdha të Marketingut Dixhital në botë. z. Kabashi si dhe është themelues i Kompanisë zvicërrane Numarics, kompani kjo e cila ka fituar çmimin aplikacioni i vitit 2021 ne Zvicërr. Ai është një ekspert në teknologjitë në zhvillim me një kuptim të thellë të integrimit të tyre në procese të përdorshme.

Z. Kabashi do të jetë pjesë e panelit “Social Media as a Growth Accelerator”, ku do të flas më shumë rreth rëndësisë së përpilimit të një strategjie ideale për Social Media, e cila do të ndikoj direkt në rritjen e biznesit. Gjithashtu, ky panel do të tregoj më shumë detaje rreth barrierave të cilat bizneset mund t’i hasin gjatë operimit të tyre.

View this post on Instagram

A post shared by GrowthTank (@growth_tank)

Kjo konferencë është mundësi unike për të mësuar më shumë nga eksperiencat e ekspertëve të Marketingut Digjital në botë, dhe pse jo për të parë mundësinë e rrjetëzimit me disa nga figurat më të shquara të Marketingut Digjital te njohur ndërkombëtarisht.

Kjo konferencë mbahet me datë 30 Qershor 2022, nga ora 14.00 në Kino Armata.

Për më shumë informata: 

Email: info@growzillas.com

Tel: 049 999 842

Facebook: Growth Tank

Instagram: growth_tank

Artikull i sponzorizuar