LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i CIA-s në Kajro për negociata, pritet të diskutohet për armëpushim

Drejtori i CIA-s në Kajro për negociata, pritet të diskutohet për armëpushim

Shefi i CIA-s amerikane William Burns do të takohet sot në Kajro me ekipe nga Hamasi dhe Izraeli, për të negociuar një armëpushim dhe shkëmbimin e të burgosurve, shkruan The Guardian.

Delegacioni izraelit përfshin shefin e inteligjencës Mossad, David Barne dhe shefin e Shin Bet, Ronen Bar, transmeton Telegrafi.


Të pranishëm në negociata janë edhe oficeri i inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel dhe kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani.

Një zyrtar i lartë egjiptian tha se takimi do të fokusohet në hartimin e një versioni përfundimtar të marrëveshjes gjashtë-javore të armëpushimit.

Armëpushimi duhet të lejojë vazhdimin e negociatave që duhet të çojnë në pajtim të përhershëm.

Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës
Lexo po ashtu Momenti kur njësitet speciale të ushtrisë izraelite shpëtojnë dy pengje në Rafah në jug të Gazës

Egjipti ka qenë më parë një ndërmjetës në konfliktet midis Hamasit dhe Izraelit, dhe prania e Burns po interpretohet si presion i SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit.

Netanyahu këmbëngul në publik që Izraeli të vazhdojë ofensivën e tij deri në fitoren përfundimtare. Pavarësisht kësaj, zyrtarët raportojnë se negociatat po përparojnë dhe se ka gjasa që të arrihet një armëpushim më i gjatë.

Negociatat vazhdojnë edhe pasi Izraeli nisi një ofensivë në Rafah që liroi dy pengje, por la të paktën 74 palestinezë të vdekur.

Konflikti vazhdon prej pesë muajsh dhe janë kapur rob mbi 100 persona. Izraeli propozoi një armëpushim dy mujor dhe një shkëmbim të të burgosurve.

Hamasi hodhi poshtë kushte të tilla dhe propozoi një plan trefazor që zgjat 45 ditë, në të cilin Izraeli do të lironte disa militantë palestinezë dhe do të tërhiqte trupat e tij. Izraeli deri më tani e ka hedhur poshtë këtë propozim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori