LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i CIA-s ishte në fillim të këtij muaji në Ukrainë

Drejtori i CIA-s ishte në fillim të këtij muaji në Ukrainë

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, udhëtoi për në Ukrainë në fillim të këtij muaji për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë.

Vizita e tij vjen ndërsa lufta duket se po shkon në vitin e saj të dytë, sipas dy burimeve të njohura me udhëtimin, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Ndërsa ishte atje, ai përforcoi premtimin e SHBA-së për të ofruar mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, duke përfshirë shkëmbimin e vazhdueshëm të inteligjencës”, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Megjithatë, burimet nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme rreth udhëtimit.

Udhëtimi i Burns vjen ndërsa SHBA-të janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara se Rusia mund të kthehet në përdorimin e një arme bërthamore pas vështirësive gjatë luftës së saj në Ukrainë.

Reklama

Burns dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë publikisht se nuk shohin prova që Moska po përgatitet në mënyrë aktive për të ndërmarrë një hap të tillë, por zyrtarë të njohur me inteligjencën paralajmërojnë se rreziku është ndoshta më i larti që ka qenë që nga fillimi i agresionit në shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Azia
Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Amerika
Pamje për së afërti, si ushtarët ukrainas gjuajnë pa pushim pozicionet ruse me tankun e tyre

Pamje për së afërti, si ushtarët ukrainas gjuajnë pa pushim pozicionet ruse me tankun e tyre

Evropa
Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Evropa
Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Bora mbulon llogoret në vijën e frontit ku po luftojnë ushtarët ukrainas

Evropa
Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Evropa
Kalo në kategori