LAJMI I FUNDIT:

Drejtësia kosovare nuk di asgjë për të dyshuarin për krime lufte në Kosovë, të arrestuar në Mal të Zi

Drejtësia kosovare nuk di asgjë për të dyshuarin për krime lufte në Kosovë, të arrestuar në Mal të Zi

Autoritetet e drejtësisë së Kosovës nuk kanë kërkuar ekstradimin nga Mali i Zi të ish-pjesëtarit të forcave serbe, Predrag Vukoviq, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës të kryera në Lubeniq të Pejës.

Kjo për shkak se drejtësia kosovare nuk ka të hapur rast ndaj Vukoviqit, ekstradimin e të cilit, ndërkaq, po e kërkojnë autoritetet serbe.


Predrag Vukoviq është në kërkim nga autoritetet e Beogradit pikërisht për dyshimet se ai ka marrë pjesë në masakrën e Lubeniqit në prill 1999, ku u vranë dhjetëra civilë shqiptarë, por edhe për krime të tjera të kryera në Serbi.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë se nuk mund të kërkojë ekstradimin e ndonjë personi kundër të cilit nuk ka të lëshuar urdhër-kërkim ndërkombëtar pa kërkesë të Prokurorisë ose Gjykatës, pasi që sipas ligjit në fuqi në Republikën e Kosovës deri në paraqitjen e aktakuzës, prokurori kompetent i shtetit mund të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë të kërkojë ekstradimin e ndonjë personi të kërkuar nga një shtet tjetër.

“Pas paraqitjes së aktakuzës gjykata kompetente mund të kërkojë nga Ministria që të kërkojë ekstradimin nga një shtet tjetër. Andaj, posa ta pranojmë një kërkesë të tillë ne menjëherë do ta procedojmë tutje për tek autoritetet malazeze”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Kallxo.com.

Ndërsa, Drita Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale të Kosovës, mbi të cilën bien kompetencat për hetimin e krimeve të luftës, thase porsa kanë dëgjuar për personin e arrestuar në Mal të Zi kanë kërkuar verifikim nga Policia nëse kundër të njëjtit është hapur ndonjë rast dhe se është informuar se kundër Predrag Vukoviqit nuk është hapur ndonjë rast.

Prokurorja Drita Hajdari përkujtoi se qysh në vitin 2014 është nxjerrë ligji për transferimin e kompetencave nga prokuroria e EULEX-it te prokuroria vendore, porse, sipas saj, nga ajo kohë prokuroria vendore ka pranuar një numër të vogël të rasteve.

“Priten edhe diku mbi 600 lëndë si dhe rreth 2.000 dosje për të pagjeturit. Në një situatë të tillë ne ende nuk mund ta dimë se për cilat raste prokuroria e EULEX-it ka hapur hetime”, ka shtuar prokurorja speciale.

Prokurorja speciale po ashtu theksoi faktin se Predrag Vukoviq është arrestuar me kërkesë të drejtësisë së Serbisë.

Po ashtu, ajo përkujtoi se për një kohë të gjatë autoritetet e Kosovës kanë qenë të privuara nga ndjekja e rasteve të krimeve të luftës.

“Keni parasysh që për një kohë të gjatë prokurorëve të Kosovës i është mohuar e drejta për procedimin e krimeve të luftës, përderisa Serbia ka themeluar Prokurorinë për krime lufte qysh në vitin 2003 dhe nga ajo kohë ajo prokurori procedon krimet e luftës të kryera në territorin e Kosovës, që është në kundërshtim me parimin themelor që krimet të gjykohen në vendin ku janë kryer, që në rastin konkret është Kosova”, theksoi Drita Hajdari.

Në arrati që nga viti 2014, Predrag Vukoviq, u arrestua në qytetin Bari të Mal të Zi më 20 korrik për peshkim të paligjshëm. Ai dha emër të rremë, por kontrollet e sigurisë përcaktuan identitetin e tij të vërtetë. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori