LAJMI I FUNDIT:

Dredhëzat mbillni këto ditët: Do të arrini rendimentin më të mirë dhe do t’i përtërini fidanët e rinj

Dredhëzat mbillni këto ditët: Do të arrini rendimentin më të mirë dhe do t’i përtërini fidanët e rinj
shutterstock

Frytet i japin shumë shpejt dhe nëse kanë përkujdesje të duhur, janë shumë produktive

Nëse dëshironi të keni në pranverë rendiment të madh dredhëzash, më së miri është t’i mbillni në gusht në kopshtin tuaj.


Ato të cilat kanë lëshuar filiza të rinj mbillni në lehe të reja, transmeton Telegrafi.

Qe se çfarë duhet të dini për mbjellje të duhur të dredhëzave:

E para, patjetër duhet të dini që dredhëzat nuk janë bimë të cilat mbillen tani, andaj harroni gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm. Dredhëzat kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Ato më së miri rriten gjatë katër viteve të para në të njëjtin vend, andaj kopshtarët me përvojë më së shpeshti i mbjellin në katër lehe të ngritura lartë, në mënyrë që të mund t’ua ndërrojnë pozitën çdo vit.

Për mbjellje apo zhvendosje duhet zgjedhur një ditë me vranësira, që të zhvillohen më mirë.

Edhe fillestarët kanë sukses: Si të rritni luleshtrydhet në saksi? (Hap pas hapi)
Lexo po ashtu Edhe fillestarët kanë sukses: Si të rritni luleshtrydhet në saksi? (Hap pas hapi)

Dredhëzat mund t’i mbillni në lehe me majdanoz, qepë apo hudhër, sallatë të gjelbër, selino, panxhar apo karota, sepse pranë tyre japin rendimentin më të mirë.

Disa bimë assesi nuk duhet t’i mbillni afër dredhëzave, ato janë patëllxhani, kastraveci, speci, lakra dhe patatja.

Cilin varietet të dredhëzave është më së miri të zgjidhni

Mendoni për madhësinë e dredhëzave: Sa më të mëdha aq më të mira. Më së miri është të kultivoni dredhëza të cilat japin fryte dy herë në një sezon. Disa nga varietetet më të mira janë Elizabeth II, Selva, Elsanta, Kent, Kimberly, Bereginya, Florence, Valeria.

Si të mbillni dredhëza

Gjëja më e rëndësishme për luleshtrydhet është që ato të mbillen në tokë pjellore që është e ndriçuar mirë. Për rritjen, zhvillimin dhe rendimentin më të mirë, kompostimi, kripërat e kaliumit, ureja dhe superfosfati janë të nevojshme.

Distanca midis fidanëve të luleshtrydheve duhet të jetë së paku 30-40 centimetra. Thellësia duhet të jetë e tillë që rrënja e luleshtrydhes të pushojë bukur dhe lirshëm, pa u shtrydhur dhe që rrënja të mbulohet bukur me dhe. Nëse del mbi tokë, do të ngrijë gjatë dimrit. Pozicioni më i mirë është ai ku gjethja më e ulët është në nivel me tokën.

Para se të vendosni fidanin në tokë, derdhni pak ujë në secilën vrimë.

Vetëm “mustaqet” e para të luleshtrydheve duhen mbajtur, sepse janë të vetmet të forta dhe pjesa tjetër duhet të pritet dhe të hidhet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme

Astrologji
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti

Stil
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori