LAJMI I FUNDIT:

Drake detyrohet të ndërhyjë pasi një burrë shtyhet me një grua për të kapur peshqirin që hodhi ai: Jepja asaj, a je i çmendur?

Drake detyrohet të ndërhyjë pasi një burrë shtyhet me një grua për të kapur peshqirin që hodhi ai: Jepja asaj, a je i çmendur?
Foto: TikTok/@simplyy_mia

Një femër pjesëmarrëse në koncert e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë – duke shkaktuar një përleshje me një pjesëmarrës mashkull në koncert.

Sherri përfundimisht tërhoqi vëmendjen e reperit Drake, 36 vjeç, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses, shkruan New York Post.


Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr leckën e Drake teksa ai ecte në prapaskenë.

Foto: TikTok/@simplyy_mia

Pothuajse menjëherë, pason një sherr. Disa fansa hoqën telefonat e tyre, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua.

“Jepja asaj. A je i çmendur? Je memec?”, bërtiti reperi i hitit “Hotline Bling” ndërsa ishte i rrethuar nga ekipi i tij i sigurisë.

Më pas Drake i ofron siguri fanses tij femër duke i thënë: “Do të dërgoj dikë atje lart”.

Foto: TikTok/@simplyy_mia

Reperi kanadez tashmë ishte treguar i kujdesshëm në koncert, pasi i pranishëm ishte djali i tij pesë vjeçar, Adonis.

“Hej, shikoni, unë do të jem i sinqertë me ju”, i tha ai turmës ndërsa shfaqja po zhvillohej.

“Nuk mund të flas për gjoksin e femrave sonte në Los Angeles, sepse djali im është në koncert për herë të parë ndonjëherë”.

Foto: TikTok/@simplyy_mia

Kjo nuk është hera e parë që Drake i vjen në ndihmë një fansi në një nga koncertet e tij.

Ai ndaloi një performancë të tij gjatë janarit në Teatrin Apollo kur një pjesëmarrës i koncertit ra nga ballkoni i ndërmjetëm në audiencën poshtë.

“Vetëm duhet të sigurohemi që dikush është mirë”, i tha Drake turmës pasi një anëtar i ekipit e lajmëroi atë për atë që ndodhi.

Foto: TikTok/@simplyy_mia

Edhe pse sherri i së shtunës nuk u shfaq në skenë, disa interpretues janë gjetur së fundmi nën sulmin e fansave të zellshëm.

Në qershor, artistja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u plagos gjatë një koncerti në New York, kur një person nga audienca e gjuajti me telefon drejt e në sy.

Hedhësi i telefonit, i identifikuar si 27-vjeçari Nicolas Malvagna, u ndalua nga policia dhe u akuzua për sulm, ngacmim të rëndë, tentativë sulmi dhe ngacmim.

@simplyy_mia How to get Drake’s attention #wtf #drake #21savage #theforum #itsallablurtour #la #FYP #fypシ #POV #draketosexy ♬ original sound – mia

Pak ditë pas sulmit të Bebe Rexhës, edhe artistja tjetër shqiptare Ava Max, 29 vjeçe, pësoi një lëndim në sy teksa performonte në Los Angeles pasi një fans arriti të ngjitej në skenë dhe të godiste me shuplakë këngëtaren e hitit “Not Your Barbie Girl”.

Këngëtarja e muzikës Country, Kelsea Ballerini, 29 vjeçe, u sulmua gjithashtu në skenë nga një fans i cili i hodhi një byzylyk këngëtares “If You Go Down (I’m Goin’ Down Too)”, duke e detyruar atë të ndalojë për pak minuta performancën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori