LAJMI I FUNDIT:

Draghi: Nuk mjaftojnë vetëm politikat monetare për ekonominë

Draghi: Nuk mjaftojnë vetëm politikat monetare për ekonominë

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, paralajmëroi liderët e Bashkimit Europian se vetëm politikat monetare nuk do të mjaftojnë për të rindezur ekonominë, dhe se qeveritë duhet të bëjnë punët e tyre me reformat strukturore.

“Unë e bëra të qartë se ndonëse politikat monetare kanë qenë të vetmet në nxitjen e rimëkëmbjes gjatë viteve të fundit, ato nuk mund të trajtojnë disa dobësi bazë strukturore të ekonomisë së Eurozonës. Për këtë duhen reformat strukturore, të synuara kryesisht për të nxitur nivelin e kërkesës, investimet publike dhe ulur taksat”, tha Mario Draghi.


Liderët europiane do të diskutojnë integrimin e mëtejshëm të ekonomive dhe politikëbërjes në vendet e monedhës së përbashkët gjatë një samiti në muajin Qershor. Idetë për integrim të mëtejshëm të paraqitura nga Komisioni Europian, Franca dhe Italia përfshijnë një skemë të përbashkët të garancisë për depozitat, (joint deposit-guarantee scheme), një ministër financash të Eurozonës dhe një department thesari të përbashkët.

Një nga idetë më të debatueshme është emetimi i përbashkët i borxhit, për të ndihmuar financimin e reformave apo për të përballuar efektet e një kthese (trough, një fazë në ciklin e biznesit që shënon fundin e një periudhe të rënies në aktivitetin e tij dhe tranzicionin drejt ekspansionit) në ciklin e biznesit.

“Ekonomia po rimëkëmbet, megjithëse në një vrull të ngadaltë. Ne shohim shenja përmirësimi në pjesë të ekonomisë, disa në tregun e punës e disa në tregun e kreditit. Por rreziqet qëndrojnë dhe po vazhdojnë të intesifikohen, duke nisur nga Dhjetori i vitit të kaluar”, tha Presidenti i BQE. Mario Draghi pret që normat e interesit të qëndrojnë të ulëta për një periudhë të tejzgjatur dhe përtej përfundimit të programit masiv të blerjes së aseteve. /Telegrafi/