Dr.Mic paralajmëron projektin me Getin

Listës së gjatë së lansimeve të projekteve muzikore duket se do t’iu bashkëngjitet edhe një duet.
Bëhet fjalë për një duet brenda labelit Babastars. Dr. Mic ka vendosur t’i bashkojë forcat me reperin Getoar Selimi për videoklipin e ri të titulluar “S’jena mo”, transmeton Telegrafi.
Kënga me video të realizuar nga Entermedia pritet të publikohet së shpejti, ndërsa ajo vije si një vazhdimësi e disa projekteve që anëtarët e Babastars kanë realizuar gjatë këtij viti.
Përndryshe, Geti së fundi ka publikuar videoklipin në bashkëpunim me Luana Vjollcën të titulluar “Tirana Lifestyle”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































