Një vepër profesionale dhe humane që trajton kujdesin paliativ, sfidat etike dhe përkujdesjen ndaj pacientëve në fazat më të ndjeshme të jetës

Kujdesi paliativ mbetet një nga sfidat më të ndjeshme dhe më humane në sistemin shëndetësor, veçanërisht në situatat emergjente dhe jashtë institucioneve spitalore. Në këtë kontekst, Profesor Isuf Bajrami, MD, MSc, specialist i Mjekësisë Urgjente, ka sjellë librin më të ri “Kujdesi paliativ në urgjencën paraspitalore”, një botim profesional që trajton në mënyrë gjithëpërfshirëse aspektet mjekësore, etike, sociale dhe familjare të kujdesit paliativ.


Libri vjen si rezultat i një përvoje të gjatë profesionale në fushën e emergjencës dhe synon të ofrojë udhëzime konkrete për profesionistët shëndetësorë, studentët e mjekësisë dhe të gjithë ata që përballen me pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore. Përmes nëntë kapitujve, autori trajton menaxhimin e pacientëve paliativë, traumat geriatrike, kujdesin ndaj pacientëve onkologjikë, aspektet etike të trajtimit dhe reanimacionit, komunikimin me familjarët, si dhe sfidat emocionale e profesionale që shoqërojnë këtë shërbim.

Në libër trajtohen edhe çështje të rëndësishme si vendimmarrja në stadet terminale të sëmundjes, mënyra e komunikimit të lajmeve të rënda, përkrahja familjare gjatë reanimacionit dhe organizimi i transportit të pacientëve me gjendje serioze.

Për rëndësinë e kësaj vepre është përgatitur edhe një recension profesional, i cili e vlerëson librin si kontribut të rëndësishëm në fushën e kujdesit paliativ dhe mjekësisë urgjente paraspitalore.

Më poshtë po e sjellim recensionin e plotë të librit nga Prof. Asoc. Dr. Milazim H. Gjocaj, MD, MSc, PhD.

Kujdesi paliativ, për personat në nevojë, si veprim profesional është një sfidë në vete, çdo herë, për gjithë secilin profesionist.

Personi në gjendje të rënduar shëndetësore me nevoja të shumat në ambientin familjar krijon një situatë të re në procedurat shëndetësore e po ashtu edhe një ndjenjë ngarkese emocionale dhe njerëzore të familjarëve.

Profesionisti shëndetësor, i gjendur në këtë shatuat sa profesionale, emocionale, sociale dhe në mesin e familjarëve, kërkon shumë njohuri profesionale dhe qasje tepër korrekte dhe adekuate.

Për aq sa ka rëndësi profesionalizmi, për aq ka rëndësi edhe vet qasja dhe përshtypja qoftë të vete pacienti por edhe te familjarët.

Për të gërshetuar të gjitha këto njohuri profesionale, praktike, konkrete, të zbatueshme, të thjeshtëzuara sa për ta kuptuar secili, bazuar në përvojë të gjatë dhe në shkrime të tilla të vazhdueshme, e kanë një emër, Profesor Isuf Bajrami, MD, MSc, Specialist i Mjekësisë Urgjente.

Profesor Isuf Bajrami, ka kombinuar, shkollimin adekuat dhe shumë profesional, përvojën e tij të madhe dhe të bujshme në lëminë e emergjencës, aftësitë e tij për të shkruar këtë kombinim të shkollimit dhe përvojës si dhe aftësinë tejet të lartë për të interpretuar, komunikuar dhe përcjellë tek të tjerët me një vullnet, dëshirë dhe angazhim të pa lodhshëm në vazhdimësi.

Përmes librit, “Kujdesi paliativ në urgjencën paraspitalore”, Profesor Isufi paraqet pothuajse të gjitha gjendjet e nevojshme për të kuptuar, zbatuar dhe mbikëqyrur procedurat mjekësore në kujdesin paliativ të kujdesit paraspitalor i ka trajtuar në nëntë (9) kapitujt e këtij libri.

Në kapitullin e parë, Profesor Bajrami, parqet veçoritë e përgjithshme të definicionin dhe shkoqitjes së çështjeve të paliativës, kujdesi që duhet ofruar, mënyra si menaxhohet sëmundja a dhe përfshirjen e familjes.

Në kapitullin e dytë, sqarohen edhe më shumë termet dhe procedurat paliative përmes identifikimit dhe prioritizimit të pacientëve paliativ, pajisjet e nevojshme dhe ecurinë e sëmundjes në fazat e ndryshme të trajtimit.

Në kapitullin e tretë paraqiten sëmundjet më të shpeshta të pacientit përkatësisht kujdesit paliativ, duke i përshkruar bukur dhe jap zgjidhje profesionale për mënyrën e trajtimit të tyre.

Profesor Bajrami, në kapitullin e katërt, në mënyrë shumë gjithë përfshirëse dhe të thuktë, ka prezantuar traumat geriatrike në shërbimet emergjente dhe nevojat paliative të kësaj politraume.

Përmes këtij kapitulli pasqyrohen si është më së miri të gjitha llojet më të rëndësishme të komplikimeve politraumatike të pleqërisë të shoqëruar me simptoma, syndroma dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Profesor Bajrami në mënyrë shumë të qartë i përshkruan dhe jep mundësi zgjidhjeje të formave të ndryshme të menaxhimit të këtyre traumave.

Në kapitullin e pestë, kujdesi dhe tretmani i pacientëve onkologjik, si problem shëndetësor në rritje, me kërkesa të shumta e veçmas paliative, në këtë libër jepen sqarime të mira përkatëse duke përfshirë mënyrën e menaxhimit ët efekteve anësore përmes formave të ndryshme përfshirë terapinë farmaceutike dhe që është më e rëndësishmja bashkëpunimin familjar.

Të shkruash për paliativ e mos të trajtosh çështjen e trajtimit të pacientit në stadin terminal dhe problemet etike është e pa mundur.

Këto dy çështje janë mjaftë të ndjeshme për profesionistin, pacientin e edhe vetë familjen.

Në kapitullin e gjashtë. Po aq sa është e vështirë puna me këta pacient aq është edhe vendimi për të vazhduar apo jo me trajtim, këshillat apo rekomandimet finale deri të kumtimi i lajmit të keq, tek familjarët. Të gjitha këto me mënyrën e menaxhimit të këtyre situatave janë prezantuar në mënyrë etike dhe adekuate.

Në kapitullin e shtatë janë prezantuar aspektet etike të reanimacionit duke sqaruar në mënyrë profesionale të gjitha aspektet e kësaj çështjeje po ashtu mjaftë të ndjeshme dhe etike.

Në kapitullin e tetë është paraqitur pjesa më e vështirë sociale dhe etike, përkrahja e familjes gjatë reanimacionit si faktor kyç i kujdesit paliativ në vazhdimësi veçmas në situata të tilla të rënda në periudhën e jetës apo vdekjes.

Natyrisht në një libër të tillë është e pa shmangshme edhe mënyra e transportit të këtyre rasteve për të bërë ndërhyrje apo veprime me proceduar të ndryshme mjekësor jashtë ambientit familjar.

Në kapitullin e nëntë paraqitet mënyra më e mirë e rasteve me çrregullime serioze të ndryshme.

Si përmbledhje e kësaj recente për Profesor Bajramin, mund të them se ishte jo vetëm privilegj por edhe nderë të japë këtë kontribut për këtë çështje dhe këtë libër.

Ky libër është i rëndësisë së veçanet për disa arsye; fillimisht për vetë çështjen që ngërthen, paliativën si problem jo vetëm shëndetësor por edhe human, social e familjar, për shkallën e zhvillimit të këtij shërbimi në vendin tonë, deri të çështjet etike të këtij shërbimi.

Me vet faktin se ky shërbim jo vetëm që nuk është i plotë në zbatim por ka edhe mangësi legale të tij të cilat pamundësojnë dhe vështirësojnë këtë shërbim.

Me këtë libër së paku jepet udhë çështjes profesionale, etike dhe familjare pa hyrë në anën legale dhe organizative të saj.

Në fund fare, me këtë libër pasurohet njohuria profesionale e një fushe ende në zhvillim dhe hapen rrugët për zhvillim më profesional të saj.

Profesionistët që merren me këtë lëmi tani e tutje kanë një bazë të fortë shkencore dhe profesionale për të mos qenë të vetmuar në ofrimin e këtij kujdesi për pacientët me pak për të mos thënë të pa shpresë.

Duhet cekur se ky nuk është kontributi as i parë e as i fundit i Profesor Bajramit në lëminë e mjekësisë urgjente dhe traumës.

Kolegji Alma Mater Europea Campus College Rezonanca, është me fat që ka një ligjërues të tillë të kësaj lëmie dhe fat edhe më i madh për studentët e këtij kolegji për të marrë njohuri adekuate nga eksperti i lëmise.

Për neve koleget, po e përserisë edhe një herë rast jetësor për të punuar me një profesionist të këtij kalibri.

Së shpejti edhe për botimet e tjera!

Prof. Asoc. Dr. Milazim H. Gjocaj, MD, MSc, PhD

/Telegrafi/