LAJMI I FUNDIT:

Dr. Andrew Newberg: Lutja mund të shërojë njerëzit

Dr. Andrew Newberg: Lutja mund të shërojë njerëzit

Kur praktikojmë rregullisht lutjen apo meditimin, truri ynë rrit aktivitetin e lobeve ballore dhe të zonës së gjuhës, si edhe komunikimeve

Këtë duhet kuptuar si trening fizik të trurit, gjë që çon deri në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, madje edhe deri te zhvillimi i trurit.


Gjë e mirë është që nuk jeni të detyruar të jeni predikues fetar për t’i shijuar përfitimet e lutjes.

Kushtoni kujdes vetes, vlerësoni çdo moment të jetës tuaj, do të jeni të shëndetshëm! – transmeton Telegrafi.

Mjeku Dr. Andrew Newberg, profesor në Universitetin Thomas Jefferson, SHBA, ka bërë këtë eksperiment:

Ka ftuar njerëz të moshuar të cilët kanë pasur probleme me kujtesën që të marrin pjesë në studim, në mënyrë që t’i vëzhgonte para, gjatë dhe pas lutjes.

Analiza është bërë çdo ditë, gjatë 12 minutave, plot 8 javë. Rezultati ka qenë shumë pozitiv në kuptimin e përfitimit shëndetësor.

Doktor Andrew konstaton që truri ynë ndryshon pa marrë parasysh religjionin.

Studimi tjetër sërish konstaton se ata pacientë të cilët kanë bindje të forta shpirtërore më shpejt reagojnë ndaj shërimit dhe kanë më pak simptoma. Analiza është bërë në 40.000 pacientë.

Hulumtimet e bëra në Qendrën e Studimin të Trurit në Floridë kanë zbuluar që ata pacientë të cilët besojnë në forcën e lutjes, kanë shëndet më të mirë fizik dhe psikik se ata pacientë të cilët nuk besojnë.

Të gjithëve mund të na bindin që njeriu mbështetet në tri shtylla: fizike, mendore dhe shpirtërore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori