LAJMI I FUNDIT:

Dosja e të pathënave në Elbasan: Policia ka në video sulmuesin e policëve (Video)

Dosja e të pathënave në Elbasan: Policia ka në video sulmuesin e policëve (Video)

Çfarë ndodhi në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatorit? Kush është njeriu që thuhet se goditi mjetin e Policisë së këtij qyteti?


Top Channel disponon dosjen në të cilën është referuar incidenti që pasoi prezencën e RENEA-s dhe të FNSH në këtë qytet.

Në informacionin përcjellë Krimeve të Rënda, thuhet se nuk ishte vetëm operacioni “Vjeshtë 2017” shkaku i ndërhyrjes së policisë, por edhe një telefonate e bërë specialistit të krimeve që besohet se ka qenë një shtetas me emrin Sokol Ç. Mesazhi i telefonatës ishte ky:

“Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ‘Range Rover’ dhe një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar!”.

Rezulton se telefonata është kryer në orën 16:20 dhe menjëherë i është shpërndarë sallës operative dhe zëvendësdrejtorit të policisë.

Disa orë më vonë, sipas dosjes, një shërbim i patrullës “Shqiponja” ka konstatuar pranë tregut agroushqimor një makinë “Range Rover” që po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pas ndalimit të këtij mjeti që drejtohej nga Ledio Zabeli, është konstatuar se ai mbante një radiomarrëse, thotë policia. Në këtë moment, thuhet më tej ka mbërritur një “Audi” i blinduar me xhama të zi që ka goditur makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e katër oficerëve të Policisë së Elbasanit.

Zëvendësdrejtori, si njëri prej oficerëve që ndodhej në makinë shpjegon: “Si pasojë e goditjes, mjeti i policisë u zhvendos 90 gradë dhe në këtë moment, vura re se dera elektrike e tregut u hap dhe makina hyri brenda. Një oficer i patrullës ‘Shqiponja’ bërtiti ‘ndal, policia’ dhe më pas dëgjova të shtëna nga ana e policisë”.

Po ndërsa policia lokale e përshkruan autorin si një njeri të rrezikshëm që drejton një grup kriminal, të vakëta janë dëshmitë e oficerëve të cilat nuk japin asnjë përshkrim mbi autorin që sipas tyre, ishte i panjohur. Madje, edhe zëvendësdrejtori i policisë nuk ka arritur ta dallojë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe kapele rrumbullake. Tjetër gjë nuk kam mundur të fiksoj pasi ai ishte edhe me shpejtësi”.

Por përveç dëshmive të policëve, të cilët nuk thonë asgjë, ajo që do të hedhë dritë të plotë mbi skenën se si ndodhi përplasja është një video e sekuestruar fare pranë një objekti dhe që pritet të merret në dorëzim nga Prokuroria. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori