LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi tenton ta bind Haalandin me një pagë super të majme

Dortmundi tenton ta bind Haalandin me një pagë super të majme

Borussia Dortmundi është duke tentuar që të bind Erling Haalandin që të qëndrojë edhe për disa vite me ta.

Sulmuesi norvegjez është cak i skuadrave evropiane si, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.


Sipas asaj që raporton The Sun, Dortmundi është i gatshëm t’i ofrojë Haalandit afro 400 mijë euro në javë, për të vazhduar qëndrimin në klub.

Destinacioni i ri i Haalandit tashmë i ditur - norvegjezi flet rrjedhësh spanjisht në konfrontimin me lojtarin e Eintrachtit
Lexo po ashtu Destinacioni i ri i Haalandit tashmë i ditur - norvegjezi flet rrjedhësh spanjisht në konfrontimin me lojtarin e Eintrachtit

Gjatë kësaj jave do të zhvillohet një takim mes të dyja palëve, për të qartësuar të ardhmen e lojtarit.

Aty do të vendoset nëse ai do të largohet apo do të pranojë pagën e majme që po i ofrohet nga Dortmundi.

Natyrisht se Real Madridi është duke i prirë garës për transferimin e tij, derisa skuadra gjermane do të përfitonte mbi 100 milionë euro, 20 milionë për babain e tij dhe 30 për agjentin Mino Raiola. /Telegrafi/