LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi shkon në pushim me epërsi ndaj Cityt

Dortmundi shkon në pushim me epërsi ndaj Cityt
(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Borussia Dortmundi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë të ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Citizens e fituan me rezultat 2-1 sfidën e parë të zhvilluar në Etihad Stadium, ashtu që BVB e ka për detyrë që ta përmbysë atë rezultat në Signal Iduna Park.


Dhe në minutën e 15-të, skuadra gjermane e bëri hapin e parë në këtë drejtim duke kaluar në epërsi.

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Një top i kthyer arriti në këmbët e Jude Bellingham jashtë zonës, ai nuk mendoi gjatë dhe dërgoi një goditje drejt këndit të portës, të cilën nuk arriti që ta nxirrte jashtë portieri Ederson.

Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat (1-0), atëherë në gjysmëfinale kualifikohet Borussia Dortmundi për shkak të golit në terren mysafir. Megjithatë, janë edhe 45 minuta për t’u zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori