LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi mund të luajë në nivelin e Bayernit

Dortmundi mund të luajë në nivelin e Bayernit

Portieri i Dortmundit, Roman Burki, ndjen se ekipi i tij tregoi se ka kapacitet që të konkurrojë me Bayern Munichun.

Burki pati një performancë solide duke mbajtur të pastër portën ndaj një Bayerni super të rrezikshëm.

Dortmundi vazhdon të ketë pesë pikë më pak në tabelë dhe është i vetmi pretendent serioz për t’ia prishur punët Bayernit.


“Unë kam pasur ndjenja të përziera. Ne është dashur të bëjmë më mirë në disa raste, por jam krenar që kam ndalur me reflekse goditjen e Vidal”.

“Ne do të analizojmë ku kemi gabuar dhe do të mësojmë. Ne mbajtëm portën të pastër. Ne kemi trguar se jemi të gatshëm për të konkurruar me ta. Unë jam shumë krenar me këtë ekip”, potencoi Burki. /Telegrafi