LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi gjunjëzohet nga Kolni

Dortmundi gjunjëzohet nga Kolni

Kolni e ka mposhtur Dortmundin me rezultat 3-2 në kuadër të javës së tetë në Bundesliga.

Pas më shumë se gjysmë ore lojë (31’), mysafirët kaluan në epërsi me anë të Kulian Brandt, me Jude Bellingham që ishte në rolin e asistuesit.


Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe katër të tjerë.

Brenda tre minutash të 45 minutave të dytë, Kolni shënoi dy gola, për të përmbysur rezultatin.

Fillimisht Kainz shënoi në minutën e 53-të me një asistim të Hector, ndërsa Tigges realizoi për 2-1 në të 56-ën.

Vendasit vazhduan me paraqitje brilante, duke shënuar edhe të tretin, tani përmes Ljubicic (71’).

Dortmundi nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë e Kolnit në 3-2 falë një auto-goli nga Benno Schmitz (78’).

Pas javës së tetë, Dortmundi gjendet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë e ka derbin me Bayern Munichun. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore