LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet kreu i policisë sekrete të Venezuelës, largohet nga rrethi ngushtë i presidentit Maduro (Foto)

Dorëhiqet kreu i policisë sekrete të Venezuelës, largohet nga rrethi ngushtë i presidentit Maduro (Foto)

Manuel Ricardo Cristopher Figuera që ka qenë në krye të policisë sekrete të Venezuelës, është larguar nga rrethi ngishtë i presidentit Nicolas Maduro, ndërsa shteti ka hyrë në ditën e dytë të trazirave.

Lideri opozitar Juan Guaido, ka bërë një përpjekje për ta rrëzuar qeverinë dhe organizoi protesta të mëdha në rrugë, që kanë marrë edhe vëmendjen e administratës së presidentit Donald Trump, transmeton Telegrafi.


Mundësia që rrethi ngushtë i Maduros është duke u thyer, tregon fakti se është dorëhequr kreu i policisë sekrete dhe shkëputi lidhjen me presidentin.

Në një letër të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tani është koha që të ‘rindërtohet shteti’.

“Ka ardhur koha, që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë, janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport” ka shkruar Figuera.

Letra që po qarkullon në rrjetet sociale, është hulumtuar nga një ekspert në Shtete e Bashkuara, që ka konfirmuar se ai është autori që e ka shkruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori