LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqen dhjetëra gazetarë të medies së pavarur hungareze, Index – akuzohet qeveria për ndërhyrje

Dorëhiqen dhjetëra gazetarë të medies së pavarur hungareze, Index  – akuzohet qeveria për ndërhyrje

Mbi 70 gazetarë dhe pjesëtarë të stafit të ueb-faqes së lajmeve Index në Hungari dhanë dorëheqje, duke e akuzuar qeverinë për përpjekje “për ta shkatërruar ose zbutur ueb-faqen e tyre”.

Index.hu është media e fundit e pavarur në Hungari dhe kryeredaktori i saj, Szabolcs Dull, është shkarkuar të martën, pas një mosmarrëveshjeje midis menaxhmentit dhe stafit editorial për një riorganizim të propozuar të redaksisë.


Gazetarët thanë se shkarkimi ka qenë “ndërhyrje e qartë” dhe përpjekje për të bërë presion mbi ueb-faqen.

Disa orë më vonë, protestuesit u mblodhën në Budapest për të kërkuar liri në media.

Gjatë dekadës së fundit, mbështetësit e kryeministrit nacionalist dhe konservator të Hungarisë, Viktor Orban, e kanë marrë gradualisht kontrollin mbi mediat në këtë vend.

Index.hu ka qenë prej kohësh në shënjestër të Orbanit, i cili e ka quajtur atë “fabrikë të lajmeve të rreme”.

Reklamat në ueb-faqe janë marrë së voni nga biznesmeni Miklos Vaszily, mbështetës i Orbanit – një zhvillim ky që është parë si kërcënues për pavarësinë editoriale të ueb-faqes.

Në raportin e fundit vjetor të organizatës Reporterët pa Kufij, që vlerëson lirinë e mediave në botë, Hungaria është renditur e 89-ta në mesin e 180 vendeve. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori