LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku në aeroportin e Prishtinës e prit ministri Abrashi

Donjeta Sadiku në aeroportin e Prishtinës e prit ministri Abrashi

Kampionia e re e Evropës në boks, Donjeta Sadiku, ka mbërri në Kosovë para pak minutash, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, si dhe gjyqtarin ndërkombëtar të boksit, Latif Demolli.

Dhe, bokserja nga Gollaku është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, si dhe nga anëtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, të prirë nga kryetari Besim Hasani.


“Me Kampionen e re të Evropës, në Boks, Donjeta Sadiku. Definitivsht mund të pushtojmë garat në sportet individuale në Evropë e më gjërë. Sukseset s’kanë të ndalur, Urime Donjetë, Urime Kosovë #krenar”, ka shkruar ministri Abrashi në Facebook.

abrash