LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump mund t’i ndalohet hyrja në 37 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete të fuqishme

Donald Trump mund t’i ndalohet hyrja në 37 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete të fuqishme

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u shpall fajtor nga juria e New Yorkut dhe ky vendim mund të nënkuptojë se kandidati aktual për president nuk mund të hyjë në 37 vende të botës.

Trump u dënua për falsifikimin e financave gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 dhe çështja lidhet me ish-yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Megjithatë, përveç dënimit të mundshëm me burg që do t’i shqiptohet më 11 korrik, 77-vjeçari ka një problem tjetër – një ndalim të mundshëm për të hyrë në 37 vende të botës, shkruan yahoonews.


Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Lexo po ashtu Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Vende si Kanadaja dhe Britania e Madhe, si dhe Izraeli, kanë ligje që thonë se shërbimi kombëtar i imigracionit mund të refuzojë kërkesën tuaj për të hyrë në vend nëse keni një dënim të kaluar për një lloj krimi të madh.

Sigurisht, ai mund të hyjë në disa prej vendeve me kërkesë dhe me miratimin e shërbimeve të emigracionit, por sigurisht që do të jetë një proces që ndoshta ish-presidenti amerikan nuk dëshiron ta kalojë.

Lista e plotë e vendeve me rregulla të mos hyrjes për personat e dënuar: Argjentina, Australia, Brazili, Kamboxhia, Kanadaja, Kili, Kina, Kuba, Republika Dominikane, Egjipti, Etiopia, Hong Kongu, India, Indonezia, Irani, Irlanda, Izraeli, Japonia , Kenia, Malajzia, Macau, Meksika, Maroku, Nepali, Zelanda e Re, Peruja, Filipinet, Singapori, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Tajvani, Tanzania, Tunizia, Turqia, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trump, shqetësuese për Ukrainën

Campbell: Zgjedhja e Vances nga Trump, shqetësuese për Ukrainën

Amerika
Mblidhen katër milionë dollarë për familjen e të vrarit në tubimin e Donald Trumpit

Mblidhen katër milionë dollarë për familjen e të vrarit në tubimin e Donald Trumpit

Amerika
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?

Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?

Botë
Trump nominon J.D. Vance si kandidatin e tij për zëvendëspresident, por kush është senatori nga Ohio?

Trump nominon J.D. Vance si kandidatin e tij për zëvendëspresident, por kush është senatori nga Ohio?

Amerika
Trump pritet si një hero në Konventën Kombëtare Republikane, paraqitja e parë publike e ish-presidentit që kur i mbijetoi një atentati

Trump pritet si një hero në Konventën Kombëtare Republikane, paraqitja e parë publike e ish-presidentit që kur i mbijetoi një atentati

Amerika
Shpella e Hënës 'mund të jetë bazë' për astronautët e ardhshëm

Shpella e Hënës 'mund të jetë bazë' për astronautët e ardhshëm

Botë
Kalo në kategori