eksperti-banner

Kombëtarja e Marokut ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Brazilit në ndeshjen hapëse të Grupit C të Kupës së Botës 2026, duke kurorëzuar një fillim shumë të mirë të takimit.

Marokenët ishin skuadra më e rrezikshme në minutat e para dhe dominimi i tyre u shpërblye me një gol spektakolar të Ismael Saibarit.


Mesfushori maroken pranoi një top në kufijtë e zonës së rreptësisë nga Brahuim Diaz dhe, duke vërejtur portierin brazilian Alisson të pozicionuar larg vijës së portës, realizoi me një parabël të shkëlqyer për të dërguar topin në rrjetë.

Asistimi i Diaz erdhi në mënyrë perfekte bashkëlojtarin e tij për aksionin që solli golin e avantazhit në minutat e para të ndeshjes.


Maroku ka qenë dukshëm më i mirë se Brazili në startin e sfidës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar rastet më të mira për shënim. Goli i Saibarit është shpërblimi i merituar për paraqitjen mbresëlënëse të skuadrës afrikane. /Telegrafi/

telegrafi sport app