LAJMI I FUNDIT:

Domgjoni: Kam dëshirë të debutoj në ndeshje zyrtare me Kosovën, ndaj Greqisë për të bërë më të mirën

Domgjoni: Kam dëshirë të debutoj në ndeshje zyrtare me Kosovën, ndaj Greqisë për të bërë më të mirën

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur ndeshjen e parë në muajin nëntor.

Në fakt kjo ishte vetëm ndeshje miqësore, por që Dardanët janë mposhtur 0-2 nga Jordania në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

E ditën e sotme Dardanët janë rikthyer në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen e radhës që i pret në udhëtim te Greqia.

Mesfushori i ardhur së fundmi te Kosova, Toni Domgjoni ka folur pas stërvitjes, duke thënë se janë nervoz pak pas humbjes nga Jordania.

“Stërvitja ka qenë e mirë dhe intensive. Ndeshja e mbrëmshme nuk ka qenë aq e mirë, por ka qenë thjesht një lojë miqësore”.

“Këtë lojë duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të përqendrohemi te dueli me grekët. Normalisht jemi të gjithë paksa nervozë pas asaj humbje, por duhet të koncentrohemi për lojën e ardhshme dhe të japim maksimumin”.

“Kam dëshirë të debutoj për Kosovën në ndeshje zyrtare dhe besoj se të gjithë kundër Greqisë kemi me u mundu ta bëjmë më të mirën për Dardanët dhe për krejt Kosovën”, ka thënë Toni Domgjoni.

Ndeshjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të dielën në udhëtim te Greqia.

Takimi i së dielës mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në Athinë me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori