LAJMI I FUNDIT:

Dollari amerikan arrin nivelin më të lartë të vlerës për vitin 2019

Dollari amerikan arrin nivelin më të lartë të vlerës për vitin 2019

Dollari amerikan ka arritur një nivel të lartë për vitin 2019, njëherësh është pika më e lartë gjatë dy viteve të fundit.

Shqetësimet tregtare lidhur me një marrëveshje ndërmjet Kinës dhe SHBA-së dhe ngadalësimi ekonomik në Evropë kanë dërguar investitorët që të hyjnë në një shkëmbim më të sigurt të monedhave.

Kina dha sinjale optimiste pasi bisedimet tregtare rifilluan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e lidhjeve Pekin-Uashington, përcjell Telegrafi.

Ngadalësimi ekonomik i Eurozonës, kryesisht për shkak të rreziqeve politike
Lexo po ashtu Ngadalësimi ekonomik i Eurozonës, kryesisht për shkak të rreziqeve politike

Të dhënat evropiane kontribuuan për përmirësimin e dollarit amerikan. Komisioni Evropian tha se ekonomia e Eurozonës do të jetë më e ulëta gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

BREXIT po godet investimet britanike
Lexo po ashtu BREXIT po godet investimet britanike

Aktualisht një euro po shkëmbehet me 1.13 dollarë amerikan. /Telegrafi/