LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësimi ekonomik i Eurozonës, kryesisht për shkak të rreziqeve politike

Ngadalësimi ekonomik i Eurozonës, kryesisht për shkak të rreziqeve politike

Presidenti i eurogrupit, Mario Centeno, thotë se ekonomia e Eurozonës po ngadalësohet, kryesisht si rezultat i rreziqeve politike.

Komisionari Evropian për Ekonominë, Pierre Moscovici, shprehet se ngadalësimi nuk do të thotë se ka rrezik për recesion.


“Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë kërcënim për recesion. Përkundrazi, po shikojmë se themelet janë mjaft të forta, që të gjitha vendet e BE-së të rriten përsëri në 2019-ën. Duhet të kujtojmë recesionin e pak viteve më parë, prandaj duhet të ruajmë durimin, po dhe të veprojmë që të kemi atë që presim: një kthim të rritjes në gjysmën e dytë të 2019-së”, shprehet Moscovici, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, thotë se Franca dhe Gjermania së shpejti do të propozojnë ndryshime në politikën e konkurrencës të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian, organi mbikëqyrës i konkurrencës i BE-së, bllokoi një bashkim të njësive hekurudhore të Siemensit dhe Alstomit. /Telegrafi/