Dokuzovski: Fituam falë Plisave

Sigal Prishtina mbrëmë në kryeqytet pas një ndeshje dramatike mundi Levskin me rezultat 77-68, duke siguruar pjesëmarrjen ne “final-four” të Ligës Ballkanike.
Trajneri maqedonas e pranoi se mbështetja fantastike e tifozëve i dha krahë skuadrës së tij për ta përmbysur rezultatin dhe për këtë arsye fitoren ua dedikoi “Plisave”.
“Levski ka në skuadër yje të mëdha, por jo gjithnjë yjet fitojnë. Unë iu tregova lojtarëve pas përfundimit të pjesës së parë se asgjë nuk është humbur dhe mund t’ia dalim. Gjithsesi ne kemi luajtur me një lojtar më shumë, pasi e kemi pasur mbështetjen e fuqishme të publikut, të cilët i falënderoj shumë. Kjo është fitorja e tyre”, ka theksuar Dukuzovski.
Ai më pas ka sqaruar ndryshimin e skuadrës së tij në 20 minutat e fundit të ndeshjes.
“Në pjesën e dytë e forcuam mbrojtjen dhe luajtëm më shpejt duke u treguar edhe të saktë
dhe mendoj që me meritë fituam. Ne nuk do të ndalemi me kaq, por do të vazhdojmë me lojëra të mira. Kjo është edhe një fitore e madhe e basketbollit të Kosovës”, ka theskuar Dukozovski. /KP/Telegrafi/















































