LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet gjermane zbulojnë: Tugjman donte të ndante Bosnjën dhe Hercegovinën me Serbinë në vitin 1991

Dokumentet gjermane zbulojnë: Tugjman donte të ndante Bosnjën dhe Hercegovinën me Serbinë në vitin 1991

Korrespondenti për Ballkanin i gazetës konservatore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka publikuar në Twitter kopje të dokumenteve zyrtare gjermane, që kanë të bëjnë me takimin e parë mes kancelarit të atëhershëm Helmut Kohl dhe presidentit të sapozgjedhur asokohe të Republikës së Kroacisë, Franjo Tugjman në korrik të vitit 1991, shkruan index.hr.

Dokumentet zbulojnë, ndër të tjera, se tashmë në takimin e parë mes Kohlit dhe ministrit të tij të Jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Tugjman mbrojti ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.


Martens thekson se Tugjman ishte përpjekur të arrinte të Kohli për muaj të tërë përmes presidentëve të ndryshëm.

Në atë kohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë u diskutua nëse Tugjmani duhej pritur fare për vizitë apo do ta përshpejtonte procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, gjë që Gjermania në atë kohë nuk e dëshironte.

Në fund u vendos që gjithsesi të pranohej Tugjmani, sepse Republika e Kroacisë po bëhej gjithnjë e më e rëndësishme në krizën jugosllave, ndërkohë që institucionet federale po humbnin pushtetin.

Argument shtesë për takimin e Kohl me Tugjmanin ishte fakti se në maj të vitit 1991, ai u prit nga kryeministri italian Giulio Andreotti dhe presidenti Francesco Cossiga, në mënyrë që gjermanët të mos ishin ata që krijuan precedent.

Gazetari i FAZ-it tregon se gjermanët vendosën të përgatisin protokollin më të vogël të mundshëm për Tugjmanin. Nuk kishte tapet të kuq, roje nderi apo flamuj kroat. Ishte zakon që vizitorët të flinin në rezidencën e qeverisë gjermane, por Tugjmanit nuk iu ofrua, përkundrazi ai flinte në një hotel.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë (Auswärtiges Amt) theksoi se takimi i Tugjmanit me Kohlin nuk duhet të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kroacisë.

Ambasada gjermane në Beograd përgatiti biografinë dhe portretin psikologjik të Tugjmanit. Nga tezat për intervistën e përgatitur nga gjermanët, duket qartë se Gjermania nuk ishte aspak një përkrahëse e ashpër e pavarësisë së Kroacisë në verën e vitit 1991, por ende punonte për ruajtjen e Jugosllavisë, thotë Martens, duke iu referuar dokumenteve zyrtare.

Genscher, nga ana tjetër, përgatiti një deklaratë në të cilën ia bënte me dije Tugjmanit se Gjermania nuk do ta mbështeste kurrë ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, duke qenë se mediat e huaja, përfshirë FAZ-in, kishin shkruar tashmë për fiksimin e Tugjmanit.

Ekspertët nga Auswärtiges Amt përgatitën gjithashtu një pyetje për Genscher në lidhje me “të kaluarën fashiste të Kroacisë”, dhe sugjerimin që serbëve të Kroacisë t’u ofrohet autonomia “në mënyrë që të zvogëlohet psikologjikisht mosbesimi i madh” në qeverinë e HDZ-së.

Sipas memorandumit që përmblidhte temat e bisedës midis Tugjmanit dhe Genscherit, Tugjman mbrojti ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës.

Tugjman deklaroi se “kufijtë e atëhershëm (dhe të sotëm) të Bosnjës dhe Hercegovinës janë historikisht dhe gjeopolitikisht absurd, për të cilat fajësoi komunistët.

Ai iu referua Kroacisë së Banovit dhe pretendoi se Evropa duhet të përfshihet në “zgjidhjen e problemit të Bosnje e Hercegovinës”, dhe kjo “duke marrë parasysh ndarjen historike të Ballkanit në Perandorinë Romake Perëndimore dhe Lindore”, si dhe marrëveshjen midis Stalinit dhe Churchillit në sferën e ndarjes së ndikimit.

Tugjman e konsideroi ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës “problemin kryesor”, dhe donte të negocionte me Serbinë nën kujdesin e SHBA-së dhe Evropës.

Sido që të jetë, dokumentet gjermane që gazetari Martens publikoi në Twitter, janë vetëm një tjetër provë e obsesionit të Tugjmanit për ndarjen e BeH-së. Në fund të fundit, ai foli publikisht për të për vite me radhë, dhe më pas e drejtoi edhe një politikë të tillë.

Në memorandumin që zyrtarët e Auswärtiges Amt gjermane përgatitën për Genscher, theksohet se qëndrimi gjerman është se “kushdo që vë në dyshim kufijtë e të tjerëve, vë në dyshim automatikisht edhe të tijtë”.

Me fjalë të tjera, gjermanët e paralajmëruan Tugjmanin që të mos përfshihej në ndarjen e BeH, sepse kjo do të komplikonte pozicionin e Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori