LAJMI I FUNDIT:

Doktorët amerikanë tregojnë cilat pije duhet t’i shmangni për ta ulur shtypjen e gjakut

Doktorët amerikanë tregojnë cilat pije duhet t’i shmangni për ta ulur shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është sëmundje ku presioni brenda artereve është më i lartë sesa ç’duhet të jetë.

Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse vuani nga kjo sëmundje është duke u kontrolluar rregullisht, transmeton Telegrafi.


Nëse lihet e patrajtuar, atëherë komplikime serioze dhe vdekjeprurëse mund të ndodhin, duke përfshirë sulmin në zemër, sulmin në tru, etj.

Një mënyrë se si mund të parandalohet apo reduktohet kjo sëmundje është duke ngrënë shëndetshëm.

Ekspertët rekomandojnë ta zvogëloni sasinë e kripës në ushqim dhe të hani shumë pemë e perime.

Kripa e rritë shtypjen e gjakut – pra, aq më shumë kripë që hani, aq më e lartë do të jetë shtypja e gjakut.

Synoni t’i hani më pak se 6g kripë në ditë, sasi e cila është rreth një lugë çaji.

Sa i përket asaj se çfarë duhet të pini për ta parandaluar apo zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut, disa pije konsiderohen si më të këqija se tjerat.

Pijet energjike janë zbuluar se e rrisin shtypjen e lartë të gjakut, ku Shoqata Amerikane e Zemrës i ka ndërlidhur këto pije me ritme anormale të zemrës.

Sipas ekspertëve amerikanë, dy pije energjike në ditë e rrisin rrezikun e ritmeve anormale të zemrës dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Pijet tjera që duhet t’i shmangni janë alkooli dhe kafeina.

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit e rritë shtypjen e gjakut përgjatë kohës.

Ndërkaq doktorët nuk rekomandojnë t’i konsumoni më shumë se katër kafe në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori