LAJMI I FUNDIT:

Doja Cat për pak e humbi çmimin e saj “Grammy” pasi ndodhej në tualet kur iu thirr emri – televizioni censuron fjalimin e saj

Doja Cat për pak e humbi çmimin e saj “Grammy” pasi ndodhej në tualet kur iu thirr emri – televizioni censuron fjalimin e saj

Një Doja Cat shumë e tronditur për pak e humbi pranimin e çmimit “Grammy” për “Performancën më të mirë Duo/Grup të zhanrit Pop”, të dielën mbrëma në Las Vegas, për shkak se ndodhej në banjë kur emri i saj u thërrit në skenë.

Pavarësisht se ishte me paterica, bashkëpunëtorja tjetër e këngë fituese të këtij çmimi, “Kiss Me More”, artistja SZA, arriti të ngjitej në skenë para se këngëtarja 26-vjeçare të pranonte nderin për vlerësimin në këtë kategori.

Vetëm pak çaste më vonë Doja doli me vrap në skenë dhe pranoi para turmës se “nuk kishte kryer kurrë nevojën e saj kaq shpejtë në gjithë jetën e saj”, shkruan DailyMail.

Fjalimi i saj u censuruar nga kanali CBS gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në "Grammy Awards 2022"
Lexo po ashtu Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në "Grammy Awards 2022"

Këngëtarja, e cila po përpiqej të merrte frymë nga nxitimi, falënderoi turmën përpara se të merrte një sekondë për të rregulluar fustanin e saj të çarë, për të shmangur një mosfunksionim të mundshëm të garderobës.

“E vlerësoj vërtet. Faleminderit të gjithëve, familjes time, ekipit tim. Nuk do të isha këtu pa ty dhe nuk do të isha këtu pa fansat e mi”, tha ajo në mikrofon, përpara se t’i drejtohej koleges së saj SZA.

“SZA, ti je gjithçka për mua. Je e pabesueshme, je mishërimi i talentit. Ti je një tekstshkruese, je gjithçka” – tha ajo ndër të tjerash.

Duke marrë përsipër mikrofonin, SZA falënderoi me dashamirësi Dojan për bashkëpunimin, nënën e saj, Zotin dhe të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë viteve.

“Më vjen mirë që u ktheve në kohë”, i tha ajo Dojas kur ajo u ngjit në skenë pas kthimit nga tualeti.

Dyshja morën ovacione të mëdha nga arena e mbushur me yje dhe fansa të “Grammy Awards”.

Qartë, e pushtuar nga emocionet, Doja u përlot ndërsa pranoi se kjo fitore e çmimit “Grammy” është ‘një punë e madhe’ për të dhe se ajo shpesh ka ‘nënvlerësuar’ sukseset e saj në të kaluarën.

Ky çmim bëri që këngëtarja e hitit “Baby, I’m Jealous” të shpërthente në lot.

Doja, duke u munduar të dhurojë një buzëqeshje në fytyrën e saj të njollosur me lot, u përpoq të mblidhte veten në mënyrë që të përfundonte fjalimin e saj.

“Dreqin”, tha ajo me një buzëqeshje. “Faleminderit të gjithëve. Jini të sigurt. Kujdesuni për veten”, shtoi ajo.

Hiti i dyshes me titull “Kiss Me More” iu dha atyre çmimin “Performanca mӕ e mirë dup/grup e zhanrit pop” në “Grammy Awards 2022”.

Ata mposhtën Tony Bennett dhe Lady Gaga për “I Get A Kick Out Of You” dhe grupin Coldplay për këngën e tyre “Higher Power”.

Të nominuarit e tjerë në këtë kategori përfshinin Justin Bieber dhe Benny Blanco për këngën e tyre “Lonely” dhe këngën hit të grupit të dashur BTS, “Butter”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” mbrëmjen e së dielës u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas me nikoqir aktorin e komedisë, Trevor Noah. Ngjarja u transmetua në televizion drejtpërdrejt.

Nata më e madhe e muzikës vlerësoi regjistrimet, kompozimet dhe artistët më të mirë të vitit.

Grammy fillimisht ishte caktuar të mbahej më 31 janar në Los Angeles, por u shty për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori