LAJMI I FUNDIT:

Dogjën barishte në një fshat të Elbasanit, u dogjën sipërfaqe të mëdha toke – arrestohen dy persona

Dogjën barishte në një fshat të Elbasanit, u dogjën sipërfaqe të mëdha toke – arrestohen dy persona

Dy persona arrestohen pasi ndezën zjarr në tokat e tyre, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën siperfaqe të mëdha toke.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: Q. M., 63 vjeç dhe N.K, 53 vjeç në Elbasan.


“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bashkë me shërbimet e tjera mbështetëse, pas njoftimit të marrë për 2 raste të zjarrvënieve, u bë i mundur identifikimi dhe procedimi penal i 2 autorëve.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: M., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre. -N. K., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen ‘Dyli Haxhire’, ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se drejtoria vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori