LAJMI I FUNDIT:

Dogana vazhdon implementimin e reciprocitetit me Serbinë

Dogana vazhdon implementimin e reciprocitetit me Serbinë

Dogana e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur se po e zbaton në përpikëri vendimin e Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë në lidhje me implenteminin e masës së reciprocitetit.

“Dogana e Kosovës ka filluar implementimin e vendimit për reciprocitet nga MTI që nga 22 mars. Deri tani Dogana e Kosovës ka refuzuar hyrjen, përkatësisht ka kthyer mbrapa pesë mauna me naftë dhe gaz natyror. Dogana e Kosovës është duke e zbatuar në përpikëri vendimin e Ministrisë e Tregtisë dhe industrisë që është marr në konsultimin me Qeverinë e republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e Doganës për media.


Sipas Doganës pas fillimit të zbatimit të vendimit nga ana e Doganës së Kosovës dhe pas shpërndarjes së informatave që Republika e Kosovës nuk njeh më certifikatën e ADR-së për automjetet si dhe certifikatën e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritetet serbe për transportuesit, nuk ka pasur tentime për të realizuar importe në Kosovë nga ana e transportuesve serb.

“Për informatë para aplikimit të reciprocitetit gjatë një dite kemi pasur import nga Serbia me një mesatare nga 10 deri në 15 autobote me vajra dhe gazra të ndryshme me vlerë mbi 100 mijë euro, pra deri tani taksat e painkasuara shkojnë deri në 500 mijë euro. Dogana është e përkushtuar dhe ka kapacitet e nevojshme për të implementuar të gjitha vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/