LAJMI I FUNDIT:

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Ky aksion i Doganës është bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

“Në vijim të një hetimi sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka ndërmarre një operacion kontrolli bazuar në urdhëresën e Gjykatës së Prizrenit ne 32 lokacione te ndryshme të vendit. Në kuadër të operacionit do të procedohen për ndalim sipas urdhrit të Prokurorit pesë persona të dyshimtë, ndërsa që operacioni ka rezultuar me gjetjen e dobive pasurore dhe provave të konsiderueshme si në vijim”, ka njoftuar Dogana.


“Filtër për duhan rreth 2 milionë cope, Arme të zjarrit pa leje: 5 copë, duhan i grire rreth 1500 kg, makina për mbushje te filtrave me duhan 237 copë, Makina grirëse për duhan 2 copë, letër mbështjellëse të duhanit 500 copë, ambalazhe kartoni për duhan 1200 paketime, 2 automjete”. /Telegrafi/