LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar katër byzylykë ari në vlerë prej 586 mijë denarë

Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar katër byzylykë ari në vlerë prej 586 mijë denarë

Janë sekuestruar katër byzylykë ari në vlerë prej 586.224 denarë me peshë totale prej 77,5 gram, pasi janë gjetur në çantën e një gruaje gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të pasagjerëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Pasagjerja nuk i ka paraqitur byzylykët në organet doganore, informojnë nga Drejtoria doganore.

“Gjegjësisht, ajo së bashku me shoferin dhe katër persona të tjerë në hyrje të vendit, në pyetjen se a kanë për të raportuar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë”, thonë nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut.


Ndaj personit është ngritur kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale “kontrabandë” e dënueshme nga neni 278 i Kodit Penal./Telegrafi/