LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës kalon një miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës kalon një miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi një miliard euro të hyra. Këtë e kanë vlerësuar si sukses i madh i Doganës zyrtarët e saj.

Nëpërmes një komunikate për media thuhet se për herë të parë që nga themelimi i doganës 17 vite më parë është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro (1,014,137,335.79 euro).


“Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit. Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milionë më shumë se viti i kaluar shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milionë tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara”, thuhet në komunikatën e Doganës. /Telegrafi/