LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës hap të dhënat

Dogana e Kosovës hap të dhënat

Dogana e Kosovë ka filluar zbatimin e platformës për të dhënat e hapura “Open Data“.

Sipas Doganës, kjo platformë ngrit nivelin e transparencës duke siguruar transparencë të të dhënave.

Platforma përmban kategorinë e bilancit tregtar ndër vite, CEFTA, MSA, performanca mujore apo vjetore e Doganës dhe kohën e zhdoganimit.

“Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën Open Data me kategori të reja me qëllim që kjo platformë të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve Kosovare”, tha drejtori i Doganës, Bahri Berisha. /Telegrafi/