LAJMI I FUNDIT:

Dobruna për manipulimet me listat e veteranëve: Drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë (Video)

Dobruna për manipulimet me listat e veteranëve: Drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë (Video)

Drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë. Kështu ka thënë veterani i luftës së UÇK-së, Lekë Dobruna, i cili është i zhgënjyer me procesin e verifikimit të listave të veteranëve.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nuk e ka besuar asnjëherë se do të ketë keqpërdorime në një masë kaq të lartë.


“Duke e parë gjendjen e veteranëve, si dhe duke i dëgjuar bisedat rreth këtyre gjërave, më ka ardhur natyrshëm ta shkruaj statusin në Facebook”, ka shtuar Dobruna.

Ai ka theksuar se listat e fryra të veteranëve të UÇK-së, në të cilat sipas tij, ka emra që nuk duhet të jenë aty, po dëmtojnë populli padrejtësisht.

“Janë më shumë se 19 mijë veteranë që paguhen padrejtësisht, që po e marrin pensionin e veteranit”, ka shtuar Dobruna.

Ai ka thënë se në qytetin e Gjakovës ka keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se ka njerëz që kanë fut në lista familjarët e tyre.

“Fatkeqësisht edhe komandant lokal nuk e kanë bërë punën mirë. Nëse kanë pasur presioni politike është dashur të japin dorëheqje”, ka theksuar Dobruna. /Telegrafi/