LAJMI I FUNDIT:

Djersa shkakton njolla të verdha në jastëk: Ja si t’i hiqni ato shpejt dhe lehtë

Djersa shkakton njolla të verdha në jastëk: Ja si t’i hiqni ato shpejt dhe lehtë

Përveç heqjes së njollave të verdha të djersës në jastëk, mund t’i trajtoni ato edhe me pastë sode bikarbonati dhe me ujë

Dihet se djersitja shkakton njolla të verdha të forta në jastëkë, prandaj ekspertët nga “Life Hacker” thonë se ato mund të jenë rezultat i çdo lagështie: flokë të yndyrshëm ose të lagur, grim ose produkte për kujdesin e lëkurës.


Pasi te vini re ndryshim në ngjyrë duhet të provoni menjëherë t’i eliminoni njollat, sepse sa më shumë që të qëndrojnë aq më e vështirë do jetë largimi i tyre dhe.

Sipas “Life Hacker”, përveç heqjes me mjete për largimin e tyre mund t’i trajtoni edhe me pastë sode bikarbonati dhe ujë, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, duhet të lani jastëkët, duke u kujdesur që të ndiqni udhëzimet e kujdesit në etiketë dhe të shtoni gjysmë filxhani zbardhues dhe gjysmë filxhani boraks (kripë acid borik) në rrobalarëse.

Zakonisht lani dhe thajeni në diell, dhe mënyrën e larjes dhe tharjes, dhe këtë përsëriteni të paktën dy herë në vit.

Përveç larjes së rregullt, jastëkët e papërshkueshëm nga uji mund të parandalojnë edhe një ndryshim të madh të ngjyrës së jastëkëve – rekomandojnë profesionistët, raporton The Sun. /Telegrafi/