LAJMI I FUNDIT:

I djeguri në veturën në Fushë-Krujë është nga Mitrovica

I djeguri në veturën në Fushë-Krujë është nga Mitrovica

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Fushë Krujë të Shqipërisë është gjetur një trup dhe veturë e djegur që dyshohet t’i përket Xhafer Osmanit, qytetar nga Vushtrria i zhdukur që nga data 4 maj e këtij viti.

“Xhafer Osmani është raportuar me datën 4 në mbrëmje si i zhdukur nga familjarët e tij në Vushtrri, ndërsa dje me datën 5 autoritete e Shqipërisë kanë raportu se e kanë gjetur një veturë të djegur dhe një trup që dyshohet se është ky person, por ekspertiza nuk është kryer ende.


Por r sipas të dhënave të autoriteteve të Shqipërisë dhe të dhënave që  kanë gjetur në vendin e ngjarjes dyshohet se është ky”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Shtetasi i Kosovës është gjetur i djegur në një veturë të shtunën pasdite dhe kjo veturë kishte hyrë në Shqipëri 5 ditë më parë.

Ndërkaq, Policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht ndonjë arsye të këtij krimi por dëshmitarë kanë thënë se para në veturë kanë parë një person tjetër e viktima mendohet se ka qenë i lidhur mbrapa në veturë.