LAJMI I FUNDIT:

Djali që zotëron 2,371 telefona celularë

Djali që zotëron 2,371 telefona celularë

Jayesh Kale është një koleksionist në Indi i cili ka kaluar të paktën pesë vjet duke mbledhur telefona celularë, duke i quajtur pajisjet si “bebet” e tij.

Reklama

“Unë jam shumë emocional, unë nuk mund ta shoh dikë duke i hedhur telefonat e mi, nuk mund ta shoh dikë duke i thyer ata. Ata janë fëmijët e mi”, tha Kale për CNN.

Kale është një koleksionues nga Thane në Indi dhe deri më sot ai ka mbledhur gjithsej 2371 telefona celularë, transmeton Telegrafi.

“Ka pothuajse 5 vite që kur kam filluar t’i mbledh këta telefona, dhe kam mbledhur telefona nga e gjitha bota, Evropa, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Dubai dhe shumë shtete të tjera”, u shpreh Kale.

“Gruaja ime është shumë e zemëruar me mua sepse i kam përdorur të gjitha dollapet e saj për t’i mbushur me telefonat e koleksionuar nga unë, dhe telefonat e mi gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë, në banjo, në kuzhinë, por më së shumti në veturën time”.

Kale është shumë i apasionuar nga telefonat e sidomos ata Nokia.

“Dashuria ime për Nokian filloi kur unë isha duke folur në telefon me një mik timin dhe isha në katin e dytë të kolegjit dhe telefoni më ra nga dora dhe ra në katin e parë. Fillova të vrapoja duke menduar se a do të punonte apo jo. E mora, i montova baterinë dhe e ndeza dhe punonte për mrekulli”, u shpreh Kale.

“Mendimet në lidhje me koleksionin tim janë të ndryshme, disa mendojnë se jam një djalë i çmendur dhe disa ndihen krenar me mua”.

“Unë kujdesem vazhdimisht për këta telefona sepse mendoj se ata janë fëmijët e mi”, përfundoi Kale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Australiani i shokuar me vrimën që gjeti në oborrin e shtëpisë së tij

Australiani i shokuar me vrimën që gjeti në oborrin e shtëpisë së tij

Interesante
Biden rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet derisa zbret shkallëve nga aeroplani

Biden rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet derisa zbret shkallëve nga aeroplani

Interesante
Ariu mendohej se është sy patrembur, por kjo video dëshmon të kundërtën

Ariu mendohej se është sy patrembur, por kjo video dëshmon të kundërtën

Fun
Edhe lepuri “çartet” kur “kallet” për seks (Video)

Edhe lepuri “çartet” kur “kallet” për seks (Video)

Fun
Fitoi çmimin prej 50 dollarësh – paratë i përdori për të blerë një biletë që i solli xhekpotin prej 4 milionë dollarësh

Fitoi çmimin prej 50 dollarësh – paratë i përdori për të blerë një biletë që i solli xhekpotin prej 4 milionë dollarësh

Interesante
Kalo në kategori