LAJMI I FUNDIT:

​Djali papritmas bëhet i përgjumur, mjekët gjetën plumb në kokën e palestinezit 9-vjeç

​Djali papritmas bëhet i përgjumur, mjekët gjetën plumb në kokën e palestinezit 9-vjeç

Mjekët nga Jerusalemi u tronditën kur zbuluan shkakun e përgjumjes së papritur te një djali nëntëvjeçar, i cili u soll në spital nga prindër të shqetësuar.

Prindërit mbërritën në Qendrën Mjekësore Hadassah me djalin nga Palestina, pasi 9-vjeçari ishte shumë i përgjumur.

Mjekët e ekzaminuan menjëherë dhe gjetën një plagë të vogël dhe gjak në kokën e tij. Ata menjëherë bënë një ekzaminim CT të tij, pas së cilës zbuluan se djali kishte një plumb në kokë.

Plumbi kaloi nëpër kafkë dhe ndaloi në trurin e djalit.

Neurokirurgu Gay Elor i cili hoqi plumbin nga koka e djalit thotë se prindërit nuk e dinin që djali i tyre ishte goditur.

“Nëna tha që po luante me miqtë e tij dhe se diçka ndodhi, që ndoshta diçka i ra atij. Historia nuk është plotësisht e qartë. Ai kishte një plagë të vogël në kokë”, tha mjeku, raporton Times of Israel.

Dyshohet se djali u godit gjatë festimit të Bajramit.

“Nëse plumbi kishte shkuar në drejtimin tjetër, mund të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha dhe dëme të mëdha neurologjike”, tha mjeku dhe shtoi se djali po shërohej mirë dhe po fliste me familjen e tij. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori