LAJMI I FUNDIT:

Djali beqar llaston mamin Soni Malaj (Foto)

Djali beqar llaston mamin Soni Malaj (Foto)

Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët (një nga lokalet e rrjetit të famshëm “Sophie”), apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë.

Fotografi ynë e kapur çiftin më të komentuar të vitit që lamë pas, Soni Malaj dhe të fejuarin e saj Klevi, në lokalin ku këndon mikesha Eneda Tarifa, e cila ishte njëkohësisht autorja e teksit të këngës “Për vete më mbaj”, me të cilin Soni konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2016”.


Artistja u rikthye në këtë garë pas shtatë vitesh mungesë duke rrëmbyer kupën e çmimit “Best Perfomance”, dhe e meritonte pasi mund të themi se ishte e vetmja këngëtare që kishte nisur përgatitjet për muaj të tërë, një alternim i ushtrimeve të zërit dhe palestrës. Rikthimi në këtë skenë ku artistët votojnë për njëri-tjetrin përkonte me momente të bukura në jetën e saj, pas fejesës në qershorin e kaluar me partnerin e ri, Klevin, një djalë i panjohur në publik, por jo për ata që frekuentojnë kafet apo club-et e zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Ata u fejuan pas një viti që shoqëroheshin rregullisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që për të gjithë miqtë e tyre të afërt janë çifti i dashuruar kokë e këmbë.

Kjo duket edhe nga këto foto ekskluzive që po botojmë në revistën “Story”, ku duket se nuk rrinë dot asnjë moment pa u përqafuar e puthur, edhe pse në tavolinë janë të pranishëm miqtë e tyre. Për të gjithë ata që e njohin Klevin, ai është një djalë beqar, i qetë dhe me gjendje të mirë ekonomike. Po si e gjetën njëri-tjetrin? “Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët. Ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja rojen e parkingut për të marrë makinën. Aty ai kaloi. Unë e pashë në errësirë, atij i shndritën sytë dhe buzëqeshi”, tregoi Soni. Më e rëndësishmja është që ai është shumë i dedikuar pas artistes, duke e shoqëruar jo vetëm në eventet brenda vendit, por edhe në udhëtimet në Itali e vende të tjera. Kjo histori e re dashurie pas divorcit nga balerini italian, Mirko Luccarelli u komentua si “dielli pas shiut”, pasi ajo vetë u shpreh se divorci nuk ishte aq i thjeshtë për të.

Të gjitha lajmet rreth Soni Malajt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Soni Malajt

Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre gati 5 vjeçare Anna, Soni Malaj u nda nga balerini në 2015- ën. Këngëtarja pranoi publikisht vitin e shkuar se martesa kishte marrë fund, por të vërtetën e ndarjen e tregoi në vjeshtë. E ftuar në një emision në Kosovë, pyetjes së një prej fansave për arsyet e ndarjes, këngëtarja u shpreh: “Nuk e di pse jam ndarë, vërtet nuk e di. Ndarja nuk erdhi nga unë”, duke rrëfyer kështu qartë se në të vërtetë ishte Mirko ai që i kishte dhënë fund martesës. Gjithsesi Soni ka ditur të ecë përpara, pasi tani duket e lumtur pranë Klevit, djalit simpatik nga Tirana. /story/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori