LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard – Artisti që ‘pushtoi’ botën në vitin 2019 me vetëm një këngë, flet për karrierën e tij muzikore

DJ Regard – Artisti që ‘pushtoi’ botën në vitin 2019 me vetëm një këngë, flet për karrierën e tij muzikore

Askush nuk do e mendonte se një këngë e Jay Sean do të ripërpunohej më vonë nga një artist shqiptar dhe jo vetëm se e bëri këtë, por edhe pushtoi botën.

Është ky DJ Regard – artisti nga Kosova që ka arritur të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.


Dardan Aliu (emri i vërtetë), është i njohur në muzikë me emrin Regard dhe ka publikuar këngën e britanikut Jay Sean që u lansua në vitin 2009, ripërpunimi i të cilit jo vetëm që e riktheu sërish tek publiku këngën e tyre të preferuar, por ka shënuar edhe me tepër sukses se sa origjinali.

Gjithë të arriturat në karrierën e tij dhe sukseset e vitit 2019, artisti nga Ferizaj i ka shpalosur në një intervistë ekskluzivisht për Telegrafin.

Ai ndër tjerash flet për takimin me artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Duke qenë se me Ritën biseduan nga afër, DJ Regard tregon se cilët ishin fjalët e saj dhe mundësinë për një bashkëpunim në të ardhmen.

Më tutje, ai zbulon planet për vitin 2020 e po ashtu edhe për turneun në Evropë, Amerikë dhe Australi.

Prej vitesh jeni pjesë e tregut muzikor, por çfarë në të vërtetë fshihet pas emrit Dardan Aliu?

Punë e vazhdueshme për më shumë se tetë vite. Nga DJ Mix Session, në ripërpunimin e projekteve origjinale. Nga ripërpunimi i projekteve origjinale në krijimtarinë time origjinale për gjithë këto vite karrierë. Hapa të cilat i quaj zhvillim i vazhdueshëm për të arritur të krijoj stilin tim që kam sot apo ndryshe my sound.

Si e kujtoni fillimin e punës tuaj si DJ, pse zgjodhët nofkën Regard?

E vështirë në fillime si çdo profesion tjetër, mirëpo kalitje të jem ky që jam sot. Pse Regard, sepse në fillim nuk ishin ambiciet të theksuara për producent dhe ku shihja veten vetëm si DJ, dhe kështu që një DJ përveç që duhet të ketë aftësinë teknike duhet të ketë aftësi të zhvilluar edhe shqisat si shikimi dhe njohja e kërkesave të audiencës përmes të observuarit audiencën. Ku dua të ndërlidh është se fjala, Regarde nënkupton të shikosh dhe këtë emër mbaj nga koha kur isha në arsim të mesëm ku dhe për herë të parë ndëgjova fjalën Regard.

“Ride it” të Jay Sean doli të jetë një nga projektet e juaja më të suksesshme, si erdhi ideja tek realizimi i një ripërpunimi të tillë?

Të jem i sinqertë nuk ishte e planifikuar të përpunoj dhe të bëhet një hit i nivelit me përmasa botërore. Ride it ishte ripërpunuar si gjithë remix-at e tjerë, të cilët i numëroj mbi 70 të publikuara në rrjete të ndryshme.

Meqenëse kënga juaj pushtoi Top Listat Botërore, si u ndjetë që ky sukses arriti t’i kalojë edhe artistët e famshëm ndërkombëtar?

Shumë i lumtur të jem në mesin e artistëve botërorë me vetëm një projket, dhe shpresoj të arrij edhe me projekte të tjera pozicion të njëjtë.

Ju tashmë jeni pjesë “Sony Music UK”, a mendoni se kjo kompani internacionale ndikoi më shumë në sukseset e juaja?

Unë jam pjesë e kompanisë “LEAF Management” që është me seli në Kosovë. Mirëpo me Sony Music apo ndryshe me labelin “Ministry of Sound” kemi marrëveshje për distribuimin e projektit “Ride It”, me të cilët jam tejet i kënaqur me sukseset që janë arritur.

Si i vlerësoni artistet shqiptare të cilat kanë rrëmbyer vëmendje në botë si: Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max?

Është mirënjohja më e madhe që kam pasur deri më tani nga Rita Ora, Ava Max me komentet për suksesin që është arritur për projektin “Ride it” dhe u jam falënderues për shoqërinë e ngushtë që na u bë në eventin Capital FM, përkrahje të cilën do e kisha bërë edhe unë për çdo shqiptar në të gjitha sferat që arrihet sukses.

Meqë me Ritën jeni takuar së fundmi, cilat ishin fjalët e saj dhe do bashkëpunoje me të në të ardhmen?

Jemi takuar, jemi në kontakt shoqëror shumë të mirë. Fjalët e saja ishin që ‘na keni bërë krenarë’, po ashtu përkrahja e Rita Orës është tani e njohur edhe në rrjetin social, Instagram, ku postoi një foto bashkarisht me fjalë motivuese “Kosovë ngrihu në këmbë”, kjo nuk vlen vetëm për mua, po për gjithë Kosovën. Nuk mund të themi se kemi ndonjë bashkëpunim për momentin, mirëpo a do bashkëpunoja, nuk do e mendoja dy herë.

Po, për artistët në trojet shqiptare? Kë keni të preferuar dhe si ju duket muzika shqiptare në veçanti?

Artistë të vendit të njëjtë, të cilët i kam ndëgjuar gjithmonë dhe vazhdoj t’i ndëgjoj. Të preferuara kam projekte të caktuara, kështu që jam fans i muzikës së mirë dhe jo artist si brand. Muzikë apo sound që pëlqehet nga shumë vende të botës, ku nuk kam çfarë them që artistët shqiptarë të suksesshëm gjen në gjitha vendet në tregun muzikor.

Për të rinjtë që duan të bëhen Dj; sipas jush çfarë do t’i bënte ata të suksesshëm?

Punë e pandalshme, ekip kompetente si Menaxhmenti, bashkëpuntorët dhe të besojnë në atë që vendosim si pikë synim.

Përshkruaje vitin 2019, ndonjë moment të veçantë që dëshiron të ndash me publikun?

Momenti kur mu kumtua lajmi për bashkëpunimin e arritur me njërin nga DJ/Producer më të njohur në tregun internacional, nga Hajriz Bajrami njëkohësisht menaxheri personal dhe drejtori i kompanisë LEAF Management.

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen, çfarë presim nga Dardan Aliu në vitin 2020?

Projekte të reja të shumta, bashkëpunime, Tour në Evropë, USA dhe Australi.

DJ Regard, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Cili do të ishte mesazhi yt për fund për lexuesit e Telegrafit?

Ju faleminderit Telegrafit për ftesën. Ndiqeni pasionin tuaj dhe punoni fort ta shndërroni në profesion dhe gjithmonë rezultati do ju bëj të lumtur pavarësisht kush është i pari apo kush fiton më shumë.

View this post on Instagram

Thank you @capitalofficial @leafmanagement

A post shared by Regard (@djregardofficial) on Dec 10, 2019 at 11:10am PST

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori