Pas një pauze, Dj Dagz i njohur si Dj i grupit Etnon është rikthyer në skenë.

Djaloshi nga qyteti i Vushtrrisë, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta përshkak të disa problemeve shëndetësore ka munguar në skenë që nga dhjetori i vitit të kaluar.


Dagz për Telegrafin tha se ishte një periudhë shumë e vështirë për të, por kjo ka bërë që tani të rikthehet edhe më fuqishëm në skenë.

Arbëri pjesë e grupit Etnon është që prej katër vitesh./Telegrafi/.