LAJMI I FUNDIT:

Dizajnerët që krijojnë fustane të pazakonta dhe me stil nga vizatimet e fëmijëve (Foto)

Dizajnerët që krijojnë fustane të pazakonta dhe me stil nga vizatimet e fëmijëve (Foto)

Në një ditë të mirë, Jaime Newberry, dizajnere dhe nënë e dy fëmijëve, kishte pasur një ide brilante: ajo kishte qepur një fustan duke u bazuar në vizatimet e vajzës së saj, vetëm për argëtim.

Shoqet e vajzës dhe prindërit e tyre ishin mahnitur nga ai fustan saqë Jaime e e kishte kuptuar që kjo do t’i interesonte shumë njerëzve, transmeton Telegrafi.


1

Tani ajo ka një biznes të vogël por të lumtur. Jaimee ka krijuar një kompani të quajtur Picture This dhe, bashkë me asistentët e saj, ajo qepë fustane të ndritshme dhe me dizajne interesante që i kanë dizajnuar fëmijët. Për tani, kompania bën vetëm fustane të vogla, por premton se do të zgjerohet me kohën.

4

Si funksionon kjo saktësisht? Fillimisht duhet ta printoni këtu nga ueb sajti i tyre siluetën e fustanit ku vajza e vogël do të vizatojë modelin e jashtëzakonshëm.

2

Pastaj, vizatimi duhet t’i dërgohet kompanisë dhe brenda 2 jave fustani do të jetë i gatshëm. /Telegrafi/