LAJMI I FUNDIT:

DITËT ME FAT mbërritën në Neptun

DITËT ME FAT mbërritën në Neptun

Neptun, si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë sjell episodin e dytë të kampanjës Ditët me FAT për këtë vit me kohëzgjatje 4 ditë, si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme të konsumatorëve që presin këto ditë me padurim për të blerë produktet e tyre të preferuara me çmim oferte nga markat më të njohura, që përditësojnë linjën e produkteve me fjalën e fundit të risive teknologjike!

Këto zbritje tejkalojnë konceptin e zbritjeve të zakonshme duke ofruar mundësinë e blerjes deri në 53% më lirë në gjithë linjën e produkteve, me mundësi pagese me këste 0% interes nga 31 maj deri me 3 qershor në të gjitha dyqanet Neptun.

“Formati i Ditëve me FAT është unik ashtu siç e kam cilësuar dhe më parë, sepse është në përmirësim të vazhdueshëm në atë çfarë ofron, është origjinal dhe i përditësuar krahas trendeve të fundit, është projekt që në radhë të parë ka në fokus kërkesat e konsumatorëve dhe nevojat e tyre të përditshme dhe ato më ekskluzive, por gjithmonë duke ruajtur rolin e tij konstruktiv në treg dhe duke evoluar në vazhdimësi! Profili i Ditëve me Fat nuk identifikohet vetëm me super zbritje dhe çmime sfiduese, por me një relacion të ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok, që për ne është mision i përditshëm që të angazhohemi për prurje të reja, shërbim cilësor dhe profesional. Prandaj, Ditët me Fat vazhdojnë të mbajnë primatin për atmosferën e blerjes dhe skemën e çmimeve racionale, duke ofruar mundësinë e blerjes më këste 0% interes si dhe anëtarësim në programin e besnikërisë haPPy nga i cili mund të përfitoni benefite të ndryshme”, deklaroi Kaltrina Hoxha , Menaxhere e Marketingut në Neptun.

Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar