LAJMI I FUNDIT:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë – fuqizimi i vajzave nga BONEVET ndër vite

Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë – fuqizimi i vajzave nga BONEVET ndër vite

Që nga viti 2012, Kombet e Bashkuara (UN) shënojnë 11 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.  Qëllimi i saj është të njihen të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat përballen ato.

BONEVET që nga themelimi e deri tani, vazhdimisht ka marrë iniciativa që përfshijnë vajzat në çdo aktivitet, me qëllim që vajzat të trajtohen barabartë dhe të kenë hapësirën e duhur për të shprehur potencialin e jashtëzakonshëm.

FUQIZIMI I VAJZAVE NGA BONEVET NDËR VITE

2014

Në vitin e parë të themelimit, BONEVET ka filluar aktivitetet e para edukative me 12 vajza pjesëmarrëse, nga gjithsej 24 pjesëmarrës.

2015 

Në muajin maj 2015 është regjistruar vajza e parë si anëtare vjetore në BONEVET. Gjatë këtij viti në total si anëtare vjetore janë regjistruar 10 vajza.

2016  

Gjatë vitit 2016 janë dhuruar rreth 100 bursa për edukimin e vajzave në BONEVET, duke iu dhënë mundësinë që të edukohen dhe të aftësohen në fusha të ndryshme në mënyrë praktike.

2017 

Në vitin 2017, në kuadër të projektit PRO WO+MAN, BONEVET është shpërblyer me çmimin ‘’Gender Equality Award’’ nga Ambasada Suedeze në Kosovë dhe Olof Palme, për përfshirjën e vajzave në aktivitete, duke respektuar barazinë gjinore edhe në përbërjen e ekipit punues.

Në po të njëjtin vit, stafit mentorues dhe administrativ të BONEVET i janë bashkuar edhe 10 vajza të tjera.

2018 

Në vitin 2018, gara më e madhe e robotikës ‘’Kosova Makers League’’ mblodhi 238 pjesëmarrëse vajza nga e tërë Kosova.

Gjatë vitit 2018, me realizimin e projekteve madhore si “Electric Buggy”, “Robot Car with a Tail” dhe “EVIB Touch Tablet”, 6 vajza kanë qenë pjesëtare në ekipe, të cilat kishin rol në menaxhimin dhe realizimin e projekteve deri në fund.

2019 

Në tri qendrat e BONEVET (Gjakovë, Prishtinë, dhe Kaçanik) 672 vajza kanë qenë pjesë e aktivitevete edukative gjatë vitit 2019.

Prej tyre 3 vajza kanë fituar bursë të plotë studimi jashtë vendit.

2020  

BONEVET beson fuqishëm në potencialin dhe rolin e vajzave në shoqëri dhe gjithmonë do të marrë iniciativa që i motivojnë dhe i sfidojnë ato.

Angazhimi i vajzave dhe fuqizimi i tyre janë hapa esencial për një shoqëri të mirëfilltë, me një të ardhme që premton shumë.

Për të parë videon që ka përgatitur BONEVET në lidhje me këtë ditë të veçantë për vajzat, klikoni KËTU.

Artikull i sponzorizuar