LAJMI I FUNDIT:

Dita kur Samuel Eto’o e humbi Bentleyn në vlerë 150 mijë euro në mënyrën më absurde

Dita kur Samuel Eto’o e humbi Bentleyn në vlerë 150 mijë euro në mënyrën më absurde
(Foto: The Mirror)

Jeta e futbollistëve është përplot ngjarje që jo gjithmonë tregohen në publik, por që do ta mbushnin një libër që ia vlente të shkruhej.

Shumë prej tyre kanë të bëjnë me automjetet që është normale po të kihen parasysh rrogat stratosferike të lojtarëve dhe konkurrencën që duket se krijohet mes tyre për të treguar veturën më të shtrenjtë apo më të fuqishme.


Një nga këto anekdota ka ndodhur në vitin 2010, të cilën e ka kujtuar Wesley Sneijder, i cili ka luajtur për klube, si Real Madrid, Ajax Amsterdam, Inter e Galatasaray.

(Foto: Bloomberg/Getty)

Te klubi italian, holandezi ndante dhomën e zhveshjes me Samuel Eto’o, ku kamerunasi shkonte çdo ditë me një veturë që mund të përshkruhet gjithmonë si mbresëlënëse.

Del në pah ana e errët e Samuel Eto'o-s me fëmijët e tij
Lexo po ashtu Del në pah ana e errët e Samuel Eto'o-s me fëmijët e tij

Nga futbollistët që u linte përshtypje çdo ditë me ‘flotën’ e automjeteve të tij ishte edhe bashkëlojtari i tyre, Marko Arnautovic. Austriaku asokohe ishte një i ri 21 vjeçar që ende nuk e gëzonte rrogën e yjeve të mëdha dhe një ditë e gjeti veten me “një urgjencë” të pashmangshme: T’i bënte përshtypje një vajze me të cilën duhej të dilte për darkë.

Meqenëse nuk e konsideronte veturën e tij spektakolare sa donte, vendosi t’i kërkonte favor bashkëlojtarit të tij, Eto’o, i cili kishte makina të mjaftueshme për të lëvizur si një sheik arab.

Kështu, Arnautovic mori me vete një Bentley Continental që në atë kohë kishte një çmim prej rreth 150.000 eurosh, të cilën Samuel e kishte plotësuar me shumë shtojca të bukura.

Dhe nuk ka dyshim se ish-sulmuesi i Interit i ka bërë përshtypje shoqërueses së tij, të cilën e mori me këtë veturë dhe shkuan drejt hotelit Sheraton në Milano, ku me të arritur i ka lënë çelësat në hyrje që ta parkonin.

(Foto: CalcioMercato)

Por, ai me siguri i bëri akoma më shumë përshtypje të dashurës kur dolën jashtë dhe mësuan se askush nga restoranti apo hoteli nuk ia kishte marrë makinën – ai ia kishte dhënë çelësat një shërbëtori të rremë.

Samuel Eto'o përfshihet në një aksident të tmerrshëm me makinë - u godit nga autobusi
Lexo po ashtu Samuel Eto'o përfshihet në një aksident të tmerrshëm me makinë - u godit nga autobusi

“Marko Arnautovic, ai ishte me ne tek Interi. Po ashtu, edhe Samuel Eto’o, i cili kishte shumë vetura të mahnitshme. Një ditë, Arnautovic i tha: ‘Dëgjo, po shkoj në një restorant, a mund ta huazoj njërën nga veturat tua?’”.

“Ndërsa Eto’o i tha padyshim, kështu që ia dha Bentleyn e tij Arnautovicit, ndërsa ia shkoi në restorant dhe ia dha çelësat një personi që rrinte jashtë”.

“Hyri brenda dhe pasi doli jashtë, vetura ishte zhdukur! Ai mendoi se ia kishte dhënë celësat një një punonjësi, por nuk kishte pasur asnjë punonjës të hotelit aty!”, ka rrëfyer Sneijder për SunSport.

Ndoshta holandezi e ka kujtuar këtë ngjarje, sepse pati një fund të lumtur dhe vetura u rishfaq… në Hungari, shumë larg nga Milano, por si e tërë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori