LAJMI I FUNDIT:

Dita e kryqit të kuq – organizatës humanitare me 7.000 vullnetarë

Dita e kryqit të kuq – organizatës humanitare me 7.000 vullnetarë

Kryqi i kuq shënon 152 vjet nga ekzistimi i vet, për 71 vjet ky mision mbijeton edhe te ne, 7000 vullnetarë në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë. Por nga kryqi i kuq thonë se qytetarët janë më të përgatitur të ndërhyjnë në raste kur bëhet fjalë për katastrofa humanitare jashtë vendit, sesa për probleme më të vogla të përditshme në vendin tonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Armata humanitare prej 7000 vullnetarësh është një numër me të cilën ky vend mund të krenohet. Nevojitet të punohet edhe shumë në ngritjen e vetëdijes dhe rritjen e mobilitetit tek qytetarët. Tranzicioni i gjatë por edhe kriza politike e bëjnë të veten, thonë nga Kryqi kuq.


Kryqi i kuq nesër do të lëshojë në përdorim edhe një hapësirë të re magazinimi prej 1000 metrash, në të cilën do të deponohet ndihma dedikuar për katastrofat natyrore dhe humanitare si dhe për refugjatët./Telegrafi/