LAJMI I FUNDIT:

Dita e katërt e fushatës, kandidatët për president vazhdojnë me promovimin e programeve të tyre

Dita e katërt e fushatës, kandidatët për president vazhdojnë me promovimin e programeve të tyre

Në Maqedoninë e Veriut është duke vijuar fushata për zgjedhjet presidenciale e cila ka nisur më 4 prill. Kandidatët për president gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.

Kandidati dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski sot u takua me qytetarët e fshatit Belçishtë të Komunës së Debrcës dhe me qytetarët e komunës së Vevçanit. Duke folur për mënyrën e qeverisjes së opozitës aktuale në kohën kur ishte në pushtet, Pendarovski në fshatin Belçishtë theksoi se në kohën e tyre kishte dy grupe të qytetarëve, gjegjësisht të tyret dhe tanët, përkrahës të OBRM-PDUKM-së dhe të tjerëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Opozitës i pengon që Maqedonia po ecën përpara, drejt vendeve të zhvilluara, sepse ne kemi faj për ato suksese, jo ata. Ata e duan Maqedoninë vetëm kur janë në pushtet, e ne e duam edhe kur jemi edhe kur nuk jemi në pushtet, sepse ajo është nëna jonë e vetme”, tha Pendarovski.

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska, sonte ka mbajtur tubim në Koçan. Prej atje ajo tha se shoqëria e vetme për të gjitha tezat është krejtësisht e gabuar dhe e palogjikshme.

“Ju premtoj se si jam sjellë me dinjitet në arsim, siç i kam respektuar nxënësit, u jam përkushtuar, i kam simpatizuar, i kam mësuar dhe kam mësuar prej tyre, kështu do të sillem. me zyrën politike”, tha Siljanovska. Sipas saj, Evropa nuk mbrohet me recitim, por me ndryshime. Ndryshimet nënkuptojnë një shtet ligjor, paqësor, të rregullt. Të kemi një shtet me burokraci të mirë, me administratë shtetërore dhe publike, me arsim të shkëlqyer sepse ky është investimi më i mirë”, tha Siljanovska.

Kandidati Stevço Jakimovski, ka paralajmëruar transport falas për qytetarët nga disa vendbanime në Shkup.

“Në politikën e jashtme, natyrisht, mbështetje për Maqedoninë dhe forcimi i mëtejmë i rolit të Maqedonisë në strukturat e NATO-s, në kuadër të Bashkimit Evropian. Misioni im do të ishte ngritja e dinjitetit të Republikës së Maqedonisë, ajo që ne kërkojmë është vetëm pak më shumë respekt për Maqedoninë dhe për qytetarët, dhe ajo që duhet t’i themi Bashkimit Evropian është se jemi të gatshëm të presim te dera e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030, dhe atëherë nuk jemi gati. Aq sa kemi ardhur, mjafton dhe do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për të gjitha problemet e bashkëqytetarëve tanë, veçanërisht për problemet ekonomike që i ka Republika e Maqedonisë”, tha Jakimovski.

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani para godinës së Qeverisë prezantoi idenë për formimin e Bordit Ndërkombëtar të Certifikimit për të gjithë bartësit e funksioneve publike.

Osmani tha se Bordi do të përbëhej nga SHBA-të, BE dhe NATO, të cilët do të bëjnë para-certifikimin në dy drejtime, respektivisht nëse kanë lidhshmëri me interesin rus dhe nëse janë të përfshirë në çfarëdo forme në korrupsion.

“Ideja e këtij Bordi është që të shfrytëzojmë instrumentet që veç më janë ekzistuese, por të cilat funksionojnë veç e veç, t’i inkorporojmë ato në një Bord ndërkombëtar ku do të bëjnë pjesë edhe institucionet tona. Instrumentin e SHBA-ve për shpalljen e listave, pastaj instrumentet restriktive të BE-së dhe procesin e certifikimit të NATO-s”, tha Osmani.

Kandidatja Biljana Vankovska, sot ka mbajtur tubim në Tetovë, prej ku tha se për të politika është luftë për jetë.

“Për mua politika është luftë për jetë. Ose do t’ia dalim ose jo. Na morën vendin. Nuk ka më një demos, ka vetëm një etnos. Dhe kur një nga kandidatët kundërshtarë flet për krenari, pyes veten se kur jemi krenarë kohët e fundit. E kam fjalën për dinjitetin. Dinjiteti është të jesh i denjë për parimin tënd dhe atëherë mund të jesh krenar”, tha Vankovska.

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë organizoi debat me mjekët dhe me punonjësit shëndetësor mbi sistemin shëndetësor.

“Sot është Dita e Shëndetësisë. Me disa kolegë vendosëm që të takohemi këtu në Tetovë, të bashkëbisedojmë rreth programit të ardhshëm të koalicionit VLEN, për programin e shëndetësisë me një analizë të shkurtër të asaj se deri ku është shëndetësia dhe si mund ta përmirësojmë gjendjen sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut”, tha Taravari, duke theksuar se një nga çështjet e rëndësishme për shëndetësinë është shëndetësia rurale.

Ndërsa kandidati për president Maksim Dimitrievski sonte iu drejtua qytetarëve të Ohrit në kuadër të fushatës për zgjedhjen e presidentit.

“Lëvizja ZNAM hap mundësi të reja. Lëvizja ZNAM dëshiron të bashkojë. Lëvizja ZNAM nuk dëshiron të grind dhe të përçajë. Ne jemi ata që vijmë nga qytetarët dhe për qytetarët. Ne jemi ata që u nisëm nga Krusheva, Prilepi, Kumanova për të bashkuar në radhë të parë maqedonasit dhe të gjithë qytetarët në Maqedoni, pavarësisht se kush”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori