LAJMI I FUNDIT:

Dita e derbit të zjarrtë lokal, Drita nikoqire e Gjilanit

Dita e derbit të zjarrtë lokal, Drita nikoqire e Gjilanit

Sot në ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, do të luhet derbi me i zjarrtë lokal Drita – Gjilan.

Kjo ndeshje është gjithmonë e rëndësishme, por këtë vit është edhe më e veçantë. Kjo për faktin se këtë sezon të dyja ekipet po luftojnë për titull të kampionit dhe kjo pritet të jetë një përballje që lë mbresë.


Gjyqtari kryesor për të drejtuar derbin lokal më të madh në vend ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i është besuar Genc Nuzës.

Ai do të shoqërohet nga dy asistentët e tjerë të FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë Visar Kastrati do jetë gjyqtar i katërt.

Momentalisht Gjilani gjendet para Dritës me një pikë më shumë, 32 në pozitën e dytë, ndërsa Drita renditet e treta.

Ky takim si gjithmonë pritet të mbledh një numër të madh të tifozëve, edhe pse stadiumi i qytetit në Gjilan vazhdon të mos jetë i gatshëm për një derbi të tillë pasi ka disa vite që është në rinovim e sipër.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë ato mes Flamurtarit e Trepçës ’89 si dhe Dukagjini – Llapi. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës:

E diel 13:00 Drita – Gjilani

E diel 13:00 Flamurtari – Trepça ’89

E diel 13:00 Dukagjini – Llapi