LAJMI I FUNDIT:

Dita e Bamirësisë – “Nënë Tereza“, mbështetet nga Ramiz Kelmendi dhe ‘Elkos Group’

Dita e Bamirësisë – “Nënë Tereza“, mbështetet nga Ramiz Kelmendi dhe ‘Elkos Group’

Dita e bamirësisë “Nënë Tereza“, 5 Shtatori, u votua muaj më parë nga Parlamenti i Kosovës. Për këtë ditë, deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi, bashkë me kompaninë e tij ‘ELKOS Group’ do të japë donacione të cilat kapin shumën prej mbi 15 mijë eurove.

Kështu, të nesërmen, më 5 shtator, duke filluar nga ora 11:00, Kelmendi – i shoqëruar edhe nga përfaqësues të bashkësive fetare – do të dhurojë donacione për: Shoqatën ‘Handikos’ në Pejë – 480 pako pelena invalidore dhe 20 pako ushqimore; Bashkësinë Islame në Pejë – 200 pako me produkte ushqimore; Kishën katolike në Klinë – 100 pako me produkte Ushqimore


Krahas këtyre donacioneve do të ndahen edhe 1000 çanta shkollore, me pajisjet e nevojshme, të cilat do të dhurohen nga përfaqësuesit e ETC-së dhe ELKOS-it në shkollat fillore anë e mbanë Kosovës.

Donacioni për shoqatën ‘Handikos’ tanimë është bërë tradicional, pasi ELKOS e mbështet vazhdimisht duke plotësuar nevojat elementare për pjesëtarët e kësaj shoqate.

Në Bashkësinë Islame të Pejës do të shpërndahen pakot ushqimore për familjet nevojtare me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa në Kishën Katolike në Klinë për nderë të Ditës së Bamirësisë “Nënë Tereza”.

Për shumë nxënës që knë nevojë për mbështetje financiare, edhe këtë vit ‘Elkos Group’ ofron mundësinë e pajisjes me çanta shkollore dhe materiale shkollore.

“Urojmë që donacionet e tilla të jenë shembull edhe për kompanitë dhe individët të cilët kanë mundësi të kontribuojnë për njerëzit e këtij vendi”, thuhet në njoftimin e kompanisë.