Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ekspertët alarmojnë: Politika po i sheh mediat si “rivalin kryesor”

Foltoren e Kuvendit jo rrallë herë e shfrytëzon si vend ku lehtësisht hedh akuza ndaj mediave.
Ngjashëm veprohet edhe jashtë sallës plenare.
Kryeministri tani në detyrë i Kosovës Albin Kurti, nuk heziton të përdorë gjuhë të ashpër në adresë të gazetarëve.
Një qasje e tillë ndaj mediave, po konsiderohet primitive sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqit.
“S’mund t’i kontrollosh mediat komerciale, pra është primitivizim dhe flet për një kulturë të ulët morale dhe politike. Gazetarët janë fëmijë të Kosovës, siç janë infermierët, juristët. Çdo sulm ndaj tyre shoqëria duhet ta përjetojë si sulm ndaj vetes”, ka deklaruar Milazim Krasniqi – profesor i gazetarisë.
Krasniqi konsideron se liria e mediave duhet të mbrohet çdo ditë e më shumë, pasi shumë kush i konsideron si rivali kryesor.
“Gjithmonë ka akterë që janë kundër lirisë së mediave. Vetë fakti që është pushtet, pushteti i saj i sfidon të tjerët, në radhë të parë qeverinë, institucionet e ndryshme, ashtu që dëshira e tyre është që media të jetë më e disiplinuar”, ka theksuar Krasniqi.
Ish-kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, u ka bërë thirrje pushtetarëve që të kenë kujdes me gjuhën që përdorin ndaj gazetarëve, pasi që sic e nënvizon se fjalët e tyre kanë peshë te masa.
“Jemi shumë larg standarde vetë cilat vetë ne si shtet I kemi vendosur. Kemi qenë të ranguar shumë më mirë se tani, duhet të bëhet më shumë në disa rrafshe, legjislacioni sipas BE-së, niveli politik të ketë qasje korrekte ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe qëndrueshmëria financiare e mediave”, ka deklaruar Mehmeti.
3 maji njihet ndërkombëtarisht si Dita botërore e Lirisë së Shtypit e shpallur nga OKB e që për qëllim ka mbrojtjen e gazetarisë së pavarur./Tv Dukagjini
- YouTube youtu.be
















































